Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, ka thënë se një sasi armësh dhe municioni, e gjetur vitin e kaluar afwr Berlinit, ishte planifikuar të përdorej për sulme, dhe se një i dyshuar për rastin është arrestuar në Rumani.
Dobrindt u tha gazetarëve se prokurorët federalë gjermanë kanë nisur hetime për zbulimin e armëve, i cili ishte raportuar fillimisht nga disa media gjermane, raportoi AP.
Ministri nuk e përjashtoi mundësinë e përfshirjes së “fuqive të huaja”, duke thënë se hetimi do të shqyrtojë edhe këtë pistë.
I dyshuari, i cili ndodhet në paraburgim në Rumani, kishte “plane për sulme”, theksoi Dobrindt.
“Hetimi është i drejtuar ndaj veprimtarisë së një shërbimi inteligjent dhe ndaj përgatitjes së një vepre të rëndë penale që rrezikon shtetin”, deklaroi Dobrindt në një konferencë për media në Berlin.
Ai e përshkroi rastin si një “situatë me rrezik të lartë”, por nuk dha detaje të tjera.
Dobrindt shtoi tutje se autoritetet gjermane ishin informuar në tetor për ekzistencën e mundshme të një depoje armësh në një zonë jashtë Berlinit dhe më pas kishin arritur ta lokalizonin atë.

Britania rrit gatishmërinë ushtarake – u shkruan 100 mijë ish-ushtarakëve në kuadër të planeve për mobilizim
Ku çojnë gjurmët e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?
Sabotazhe, sulme dhe kërcënime në disa shtete evropiane, Rusia po e intensifikon luftën hibride kundër Perëndimit
Putini shpërblen mbi 100 punonjës të televizionit rus për kontributin në propagandën e Kremlinit
I dërguari i Trumpit vë në pikëpyetje garancitë e sigurisë për Ukrainën
Merz: Rusia synon më shumë se pushtimin e Ukrainës, Evropa duhet t’i vendosë kufij Moskës