Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Në Zubin Potok identifikohen mbetje kockore të së paku 23 personave

The Geopost August 19, 2026 2 min read
Share the news

Prokuroria Speciale dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore thanë se në Zubin Potok, në lokacionet ku dyshohet se ka varre masive, bazuar në vlerësimet preliminare janë identifikuar mbetje kockore që dyshohet se u përkasin të paktën 23 individëve.

“Identifikimi i plotë do të bëhet pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe procedurave përkatëse”, u tha në njoftim.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, më herët kishte deklaruar se mbetjet mortore të gjetura në Kalludër të Vogël, mund t’u përkasin grupit të 23 shqiptarëve që ishin zhdukur në atë pjesë të Kosovës në vitin 1999.

Ky grup, i njohur si “grupi i intelektualëve të Mitrovicës” është i zhdukur që nga 19 prilli i vitit 1999. Në mesin e tyre kishte mjekë, profesorë, avokatë dhe profile të tjera.

Motra e Adem Ademit – mjekut, që është në mesin e të zhdukurve të këtij grupi – pas nisjes së gërmimeve në Zubin Potok tha se beson se aty mund të jenë të varrosur pjesëtarët e grupit të vëllait të saj.

“Unë i them vetes, padyshim, 100 për qind, se është grupi i vëllait tim, Adem Ademit. Mendoj se pas kësaj, do të na pushojnë shpirtrat, do ta kemi një varr ku për një festë, një ditëlindje, një Bajram, do të çoj një buqetë lulesh dhe do të shkoj të flas me të”, tha Lutfije Ademi – Vokshi.

Gërmimet në Zubin Potok nisën më 28 korrik dhe janë zhvilluar në Kalludër të Vogël, Jabukë dhe në një lokacion tjetër në këtë komunë, në veri të Kosovës.

Gërmimet nisën pas një hetimi dyvjeçar lidhur me dyshimet për krime lufte.

Më 15 gusht, autoritetet kishin njoftuar se në Kalludër ishin gjetur mbetje eshtërore të të paktën tre personave.

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se për këtë rast po hetohen tre persona, J.R., M.J. dhe M.B., të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile. Të tre ndodhen në paraburgim. Njëri nga të arrestuarit, sipas autoriteteve, dyshohet se në kohën e luftës kishte qenë pjesë aktive e Armatës Jugosllave.

Sipas Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, 1.577 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999, ndërsa janë dokumentuar gjithsej 12.230 viktima të luftës.

Kosova ka kërkuar vazhdimisht nga Serbia bashkëpunim për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe qasje në arkivat ushtarake që sipas autoriteteve mund të ndihmojnë në identifikimin e lokacioneve të varreve të mundshme.

Tags: Kosovë Serbia Varrezat masive

Continue Reading

Previous: EUalive: Ura e Ibrit, një tjetër humbje politike për Beogradin në procesin e normalizimit – BE-ja mbështet rihapjen, Vuçiq kundërshton
Next: Ibri dhe Ujmani në fokus, Kastrati: Kosova duhet t’i marrë seriozisht sinjalet nga Beogradi

“Tela me gjemba inteligjentë”: Kurthi i ri i Ukrainës për dronët 4 min read
  • Botë
  • News

“Tela me gjemba inteligjentë”: Kurthi i ri i Ukrainës për dronët

The Geopost October 4, 2026
Sulmet ruse godasin Kievin gjatë vizitës së kancelarit Merz – publikohen pamjet e sulmit ndaj një prej urave kryesore të kryeqytetit ukrainas 3 min read
  • Botë
  • News

Sulmet ruse godasin Kievin gjatë vizitës së kancelarit Merz – publikohen pamjet e sulmit ndaj një prej urave kryesore të kryeqytetit ukrainas

The Geopost October 4, 2026
Shefi i NATO-s: Jemi më të fortë se Rusia 2 min read
  • Botë
  • News

Shefi i NATO-s: Jemi më të fortë se Rusia

The Geopost October 4, 2026
YouTuberët austriakë depërtojnë në Batajnicë, publikojnë pamje të bazës ku Serbia operon avionë dhe dronë 2 min read
  • Ballkan

YouTuberët austriakë depërtojnë në Batajnicë, publikojnë pamje të bazës ku Serbia operon avionë dhe dronë

The Geopost October 4, 2026
Ukraina përdori për herë të parë raketën balistike vendase – rëndësia e saj shkon përtej fushëbetejës 2 min read
  • Botë
  • News

Ukraina përdori për herë të parë raketën balistike vendase – rëndësia e saj shkon përtej fushëbetejës

The Geopost October 4, 2026
Rusia përgatitet për një vit tjetër lufte – rrit taksat, rëndohet jeta e rusëve 2 min read
  • Botë
  • News

Rusia përgatitet për një vit tjetër lufte – rrit taksat, rëndohet jeta e rusëve

The Geopost October 4, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.