Deklaratat e fundit të Serbisë për lumin Ibër dhe liqenin e Ujmanit, zhvillimet rreth urës kryesore në Mitrovicë, si dhe retorika e shtuar politike nga Beogradi, kanë rikthyer në vëmendje çështjet e sigurisë në veri të Kosovës.
Në këtë kontekst, ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, ka analizuar për “The Geotalks” zhvillimet e fundit dhe rreziqet që mund të paraqiten nëse tensionet rreth Ibrit vazhdojnë të rriten.
Kastrati ka bërë dallimin mes deklaratave politike dhe sinjaleve që mund të përbëjnë kërcënim real për sigurinë, duke vlerësuar se zhvillimet rreth lumit Ibër dhe Ujmanit duhet të përcillen me kujdes.
Në fokus të diskutimit kanë qenë edhe zhvillimet rreth urës së Mitrovicës, e cila vazhdon të mbetet një prej pikave më të ndjeshme në veri të Kosovës.
Sipas Kastratit, retorika e fundit nga Beogradi duhet të analizohet në kontekstin më të gjerë të zhvillimeve të sigurisë, duke marrë parasysh edhe skenarët e mundshëm që Kosova nuk duhet t’i neglizhojë.
Çështja e Ibrit, përveç dimensionit politik, mbart edhe rëndësi të veçantë për sigurinë dhe stabilitetin në veri, ndërsa çdo zhvillim rreth urës dhe liqenit të Ujmanit mund të ndikojë në klimën e përgjithshme të sigurisë.
Kastrati ka ofruar vlerësimin e tij mbi atë se cilat prej sinjaleve të fundit nga Beogradi mund të konsiderohen pjesë e retorikës politike dhe cilat duhet të merren më seriozisht nga institucionet e sigurisë së Kosovës.
Për më shumë, ndiqeni intervistën e plotë.

YouTuberët austriakë depërtojnë në Batajnicë, publikojnë pamje të bazës ku Serbia operon avionë dhe dronë
Propozimi për Serbinë “tregon se Kongresi ndjek zhvillimet në mënyrë të pavarur nga Shtëpia e Bardhë”
“Malit të Zi i kushtëzohet hyrja në BE”, Kroacia i kërkon pasuri me vlerë mbi 2.4 miliardë euro
Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit
Kë, në fakt, përfaqësojnë partitë “ruse” në Serbi?
A po e ringjall Putini “Serbinë e Madhe”?