Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Ukraina godet masivisht cisternat ruse

The Geopost July 12, 2026 2 min read
Share the news

Një fotografi dramatike që tregon disa anije të përfshira nga flakët dhe një re gjigante tymi të zi është publikuar në rrjetin X nga analisti ushtarak amerikan dhe bashkëpunëtori i Kyiv Post, Chuck Pfarrer.

Ai pretendon se fotografia paraqet pasojat e sulmeve ukrainase ndaj anijeve ruse në Detin Azov. Megjithatë, autenticiteti i fotografisë dhe vendndodhja e saktë nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Sipas Pfarrer, gjatë një periudhe prej 96 orësh, Ukraina ka goditur 35 cisterna dhe anije transporti ruse, mesatarisht një anije çdo tre orë. Ai pretendon se sulmet e përsëritura kanë shkatërruar radarët, sensorët dhe sistemet e mbrojtjes së afërt të Rusisë, duke paralajmëruar se operacionet do të vazhdojnë.

Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës njoftoi se gjatë natës mes 10 dhe 11 korrikut forcat ukrainase goditën edhe 21 cisterna të tjera ruse në Detin Azov. Sipas Kievit, këto anije përdoreshin për transportin e naftës dhe derivateve të saj duke anashkaluar sanksionet ndërkombëtare, ndërsa u goditën gjithashtu katër rimorkiatorë, dy anije transporti të mallrave dhe një anije për pastrimin e porteve. Shkalla e dëmeve ende nuk dihet.

Komandanti i Forcave Ukrainase të Sistemeve Pa Pilot, Robert Brovdi (“Magyar”), deklaroi se gjatë operacionit u goditën gjithsej 28 mjete lundruese dhe u regjistruan 73 goditje të suksesshme. Nga ana tjetër, autoritetet ruse pretendojnë se janë sulmuar vetëm katër anije, të cilat kanë pësuar dëme të vogla, ndërsa një marinar humbi jetën.

Sipas raportimeve ukrainase dhe agjencisë Reuters, gjatë pesë ditëve të fundit janë dëmtuar afro 50 mjete lundruese që transportonin karburant. Për shkak të mbivendosjes së periudhave kohore dhe kategorive të ndryshme të anijeve të përfshira në raportime, numri i saktë i mjeteve të goditura nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Sulmet kanë detyruar Rusinë të pezullojë përkohësisht lundrimin në kanalin Don–Azov dhe të ndalojë pranimin e kërkesave për kalim përmes Ngushticës së Kerçit. Deti Azov është një rrugë kyçe për furnizimin e forcave ruse në Krimenë e pushtuar, ndërsa Ukraina synon të dobësojë logjistikën ushtarake ruse duke goditur cisternat, portet, depot e karburantit, rafineritë dhe infrastrukturën energjetike.

Continue Reading

Previous: Narrativa e Kremlinit ringjall frikën për një skenar si ai i vitit 1917
Next: Pse protestat studentore shmangin diskutimin për Srebrenicën dhe të kaluarën politike të Vuçiqit e Daçiqit?

Gjermania zbulon dronin e tretë dhe eksplozivë pranë Leipzigut – Kërcënim ndaj logjistikës së NATO-s? 2 min read
  • Botë

Gjermania zbulon dronin e tretë dhe eksplozivë pranë Leipzigut – Kërcënim ndaj logjistikës së NATO-s?

The Geopost August 26, 2026
Kremlini hap frontin e ri të propagandës: Klima si armë kundër Evropës 4 min read
  • Botë

Kremlini hap frontin e ri të propagandës: Klima si armë kundër Evropës

The Geopost August 26, 2026
Kosova sërish në propagandën e Moskës – Medvedev përmend njohjen e Kosovës dhe kërcënon Perendimin për “pasoja” 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking
  • News

Kosova sërish në propagandën e Moskës – Medvedev përmend njohjen e Kosovës dhe kërcënon Perendimin për “pasoja”

The Geopost August 26, 2026
SHBA ofron deri në 10 milionë dollarë shpërblim për informacion mbi pesë zyrtarët e lartë iranianë 2 min read
  • Botë

SHBA ofron deri në 10 milionë dollarë shpërblim për informacion mbi pesë zyrtarët e lartë iranianë

The Geopost August 25, 2026
Hegseth: SHBA-ja s’e përjashton përdorimin e forcës ushtarake kundër Iranit 2 min read
  • Botë

Hegseth: SHBA-ja s’e përjashton përdorimin e forcës ushtarake kundër Iranit

The Geopost August 25, 2026
BE-ja drejt reformës së zgjerimit: Integrim gradual për vendet kandidate dhe kontrolle më të rrepta 4 min read
  • Botë
  • News

BE-ja drejt reformës së zgjerimit: Integrim gradual për vendet kandidate dhe kontrolle më të rrepta

The Geopost August 25, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.