Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Suedia porosit 16 aeroplanë Gripen E për Ukrainën

The Geopost July 5, 2026 2 min read
Share the news

Kompania suedeze e mbrojtjes Saab ka nënshkruar një kontratë me Agjencinë Shtetërore Suedeze për Prokurimin e Mbrojtjes (FMV) për prodhimin e 16 avionëve luftarakë JAS 39 Gripen E, të destinuar për Ukrainën. Marrëveshja, me vlerë rreth 2.7 miliardë euro, përfshin gjithashtu pjesë rezervë, softuer, mbështetje logjistike dhe armatim.

Sipas informacioneve të publikuara, Saab ka marrë porosinë nga shteti suedez, ndërsa ende nuk është konfirmuar nëse Kievi ka nënshkruar një kontratë të veçantë me FMV-në për marrjen e avionëve. Bazuar në marrëveshjet e deritanishme, Ukraina pritet të marrë edhe nga një avion të përdorur Gripen C/D për secilin nga 16 avionët e rinj Gripen E.

Ministri suedez i Mbrojtjes, Pål Jonson, deklaroi se qëllimi afatgjatë i Ukrainës është krijimi i një force ajrore të bazuar në avionët Gripen, me synimin për të siguruar deri në 150 njësi. Ai shtoi se edhe Mbretëria e Bashkuar po kontribuon në këtë projekt duke financuar pjesërisht blerjen.

Sipas Jonsonit, Gripeni është përshtatur posaçërisht për kushtet e luftës në Ukrainë. Ai ka kosto më të ulëta mirëmbajtjeje se avionët amerikanë F-16, mund të operojë nga rrugë të zakonshme të përdorura si pista dhe kërkon më pak mbështetje logjistike. Një ekip i trajnuar mund ta furnizojë avionin me karburant dhe armatim brenda vetëm 15 minutash.

Gripeni është zhvilluar gjatë dekadave për t’u përballur me kërcënimet sovjetike dhe më pas ruse. Varianti Gripen E është projektuar për luftë kundër sistemeve ruse të mbrojtjes ajrore dhe avionëve luftarakë të familjes Sukhoi, përfshirë modelin Su-30 dhe versionet e tij më të avancuara.

Megjithatë, sipas Saab, dorëzimet e avionëve të rinj Gripen E do të nisin vetëm në vitin 2029 dhe do të përfundojnë në vitin 2030, çka lë të hapur mundësinë që ata të mos përdoren në luftën aktuale nëse konflikti përfundon deri atëherë.

Ndërkohë, avionët e përdorur Gripen C/D, të cilët ministri Jonson i cilësoi ende si “mjaft modernë”, pavarësisht se janë deri në 20 vjet të vjetër, mund t’i dorëzohen Ukrainës që në gjysmën e parë të vitit 2027.

Analistët suedezë vlerësojnë se marrëveshja ka edhe një dimension të fortë politik, duke synuar rritjen e presionit ndaj Rusisë dhe dërgimin e mesazhit se mbështetja perëndimore për Ukrainën do të vazhdojë edhe në afat të gjatë.

Tags: Aeroplane Suedia Ukraina

Continue Reading

Previous: Edhe një rafineri e madhe ruse e karburanteve ndalon së funksionuari
Next: Krizë karburanti në Rusi, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të mos ngasin veturat

Putini u poshtërua në mënyrë elegante në Kinë 2 min read
  • Botë

Putini u poshtërua në mënyrë elegante në Kinë

The Geopost November 18, 2026
Trajkoviq kërkon nga BIA të zbulojë vendndodhjen e Radoiçiqit 3 min read
  • News

Trajkoviq kërkon nga BIA të zbulojë vendndodhjen e Radoiçiqit

The Geopost November 18, 2026
Rusia planifikoi një sulm sabotues në Poloni që do të shkaktonte viktima të shumta – dhe faji do t’i vihej Ukrainës 2 min read
  • Botë

Rusia planifikoi një sulm sabotues në Poloni që do të shkaktonte viktima të shumta – dhe faji do t’i vihej Ukrainës

The Geopost November 18, 2026
Zyrtari i Pentagonit thotë se lufta në Ukrainë ka të ngjarë të zgjasë deri në dimër, pavarësisht përpjekjeve për ndërmjetësim 4 min read
  • News

Zyrtari i Pentagonit thotë se lufta në Ukrainë ka të ngjarë të zgjasë deri në dimër, pavarësisht përpjekjeve për ndërmjetësim

The Geopost November 18, 2026
Trump, Xi dhe Putin në një tryezë: A po përgatitet një Jaltë e re? 7 min read
  • Botë

Trump, Xi dhe Putin në një tryezë: A po përgatitet një Jaltë e re?

The Geopost November 18, 2026
Embargoja e Vuçiqit nuk e ndali eksportin e armëve nga Serbia 9 min read
  • News

Embargoja e Vuçiqit nuk e ndali eksportin e armëve nga Serbia

The Geopost November 18, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.