Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Kriza e karburantit në Rusi kalon në nivel kombëtar, rriten tensionet ekonomike

The Geopost July 3, 2026 3 min read
Share the news

Për katër vjet, presidenti rus Vladimir Putin ka arritur kryesisht ta mbrojë popullsinë nga pasojat ekonomike të luftës së tij në Ukrainë.

Jo më.

Sulmet ukrainase me raketa dhe dronë mbi infrastrukturën kyçe të energjisë në javët e fundit e kanë shndërruar luftën nga një problem relativisht i vogël që shumica e rusëve mund ta injorojnë, në një krizë të menjëhershme dhe gjithnjë e më akute të karburantit.

Dy të tretat e 83 rajoneve të Rusisë tani raportojnë probleme me furnizimin me karburant , një shqetësim i menjëhershëm për miliona njerëz dhe një kërcënim po aq i menjëhershëm për qëndrueshmërinë e shumë bizneseve.

Situata është veçanërisht e mprehtë në Krime, ku autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe kanë ndaluar të gjitha shitjet e karburantit.

Turizmi, çelësi i ekonomisë së gadishullit në një vit normal, ka pësuar kolaps, shkruan Politico.

Putini u detyrua ta pranonte problemin javën e kaluar, duke thirrur zyrtarët e tij të lartë në Moskë për të gjetur një zgjidhje.

Por, publikisht ai i jep një këndvështrim optimist krizës.

Ai u tha mediave shtetërore se “sigurisht, këto sulme në objektet e infrastrukturës krijojnë probleme, kjo është e qartë”, por këmbënguli se “një deficit i caktuar” i karburantit nuk ishte “kritik”.

Më pas ai shpejt vazhdoi duke pohuar se sulmet ruse po e dëmtonin Ukrainën shumë më tepër.

Sa i përket shifrave të sakta, shkalla e dëmit po maskohet, me Rusinë që po shton çmimet e karburantit në listën e të dhënave ekonomike që nuk i publikon më.

Megjithatë, shumë rusë po e kuptojnë vetë se sa keq janë gjërat.

Rrjetet sociale po shpërthejnë me pamje të shoferëve që sulmojnë njëri-tjetrin për benzinë në stacionet e karburantit.

Një anë pozitive për Kremlinin është se vendi ka ende shumë naftë, thelbësore për kamionët dhe makineritë bujqësore.

Megjithatë, zyrtarët thanë pas takimit të fundjavës se qeveria mund të vendosë një ndalim mbi eksportet më vonë këtë verë për të garantuar furnizimin rreth sezonit të korrjes.

Ajo tashmë ka ndaluar eksportet e karburantit për aeroplanë dhe benzinës.

Mirëpo, edhe kur karburanti është i disponueshëm, ekziston problemi i rritjes së çmimeve.

Çmimet e karburantit zakonisht kanë një ndikim të madh në inflacionin më të gjerë, dhe Banka Qendrore e Rusisë paralajmëroi në procesverbalin e takimit të saj të fundit mbi politikat të mërkurën se rritja e fundit ka më shumë të ngjarë të ketë një ndikim afatgjatë sesa do të kishte qenë në të kaluarën.

Një marrëveshje ekzistuese qeveritare për kufizimin e çmimeve me kompanitë kryesore të naftës mund të ndihmojë në mbajtjen e çmimeve zyrtare të ulëta, por provat tregojnë për një rritje të shitjeve jozyrtare të karburantit me çmime të larta, të cilat bizneset nuk mund të mos ua kalojnë klientëve të tyre.

Banka tha se ky trend “krijon rreziqe shtesë inflacioniste”.

Konsiderata të tilla ishin një faktor kyç në vendimin e bankës për të ulur normën e saj bazë vetëm me një të katërtën e pikës në qershor, në 14.25%, në një kohë kur biznesmenët dhe shumë në qeveri po kërkonin më shumë.

Me fjalë të tjera, nuk është vetëm furnizimi me karburant i Putinit që po mbaron.

Tags: Rusi Vladimir Putin

Continue Reading

Previous: Serbia mbetet pas Malit të Zi, regjimi i Vuçiqit i kushtoi miliarda euro nga BE-ja
Next: Çoroviq: Studentët serbë nuk duhet të merren me temën e Kosovës, është shtet i pavarur dhe sovran

Trajkoviq kërkon nga BIA të zbulojë vendndodhjen e Radoiçiqit 3 min read
  • News

Trajkoviq kërkon nga BIA të zbulojë vendndodhjen e Radoiçiqit

The Geopost November 18, 2026
Rusia planifikoi një sulm sabotues në Poloni që do të shkaktonte viktima të shumta – dhe faji do t’i vihej Ukrainës 2 min read
  • Botë

Rusia planifikoi një sulm sabotues në Poloni që do të shkaktonte viktima të shumta – dhe faji do t’i vihej Ukrainës

The Geopost November 18, 2026
Zyrtari i Pentagonit thotë se lufta në Ukrainë ka të ngjarë të zgjasë deri në dimër, pavarësisht përpjekjeve për ndërmjetësim 4 min read
  • News

Zyrtari i Pentagonit thotë se lufta në Ukrainë ka të ngjarë të zgjasë deri në dimër, pavarësisht përpjekjeve për ndërmjetësim

The Geopost November 18, 2026
Trump, Xi dhe Putin në një tryezë: A po përgatitet një Jaltë e re? 7 min read
  • Botë

Trump, Xi dhe Putin në një tryezë: A po përgatitet një Jaltë e re?

The Geopost November 18, 2026
Embargoja e Vuçiqit nuk e ndali eksportin e armëve nga Serbia 9 min read
  • News

Embargoja e Vuçiqit nuk e ndali eksportin e armëve nga Serbia

The Geopost November 18, 2026
Si e goditën forcat ukrainase urën strategjike të Krimesë, një nga objektivat më të mbrojtura të Rusisë? 5 min read
  • News

Si e goditën forcat ukrainase urën strategjike të Krimesë, një nga objektivat më të mbrojtura të Rusisë?

The Geopost November 18, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.