Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Çoroviq: Studentët serbë nuk duhet të merren me temën e Kosovës, është shtet i pavarur dhe sovran

The Geopost July 3, 2026 2 min read
Share the news

Studentët në Serbi nuk duhet të merren me çështjen e Kosovës, pasi Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, deklaroi të enjten aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Aida Çoroviq.

Ajo tha se kushdo që nuk pajtohet me këtë realitet mund ta vizitojë Kosovën për ta parë situatën në terren.

Studentët nuk duhet të merren me temën e Kosovës. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran… Nëse dikujt nuk i pëlqejnë këto fjalë ose e lëndon fakti që Kosova është shtet i pavarur, atëherë le të shkojë në Kosovë.

Aty e pret Policia e Kosovës, nuk mund të paguajë me dinarë dhe nuk funksionojnë më institucionet e Serbisë. Sipas të gjitha gjasave, edhe Universiteti paralel i Prishtinës do të mbyllet. Nuk ekziston më asnjë institucion i Serbisë që funksionon në Kosovë”, deklaroi ajo.

Çoroviq shtoi se ka miq serbë nga veriu i Kosovës, të cilët, sipas saj, udhëtojnë drejt Novi Pazarit dhe Rashkës për të tërhequr para, pasi bankomatët serbë nuk funksionojnë në Kosovë.

“Posta nuk funksionon dhe praktikisht asnjë institucion serb nuk është funksional. Problemi nuk janë deklaratat e mia, por fakti që disa njerëz nuk e pranojnë të vërtetën. Ky është problemi i tyre”, tha ajo.

Aida Çorovic u bë e njohur për publikun pasi dje hodhi vezë në muralin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq në Beograd. Ajo u sulmua nga përkrahësit e kriminelit Mlladiq e më pas u arrestua edhe nga policia.

“Jam aktiviste e të drejtave të njeriut për shumë vite dhe pozicioni im është të qëndrojë prapa të gjithë viktimave të Srebrenicës”, tha Corovic pas arrestimit, shkruan Klix.ba.

Tags: Kosova Serbia

Continue Reading

Previous: Kriza e karburantit në Rusi kalon në nivel kombëtar, rriten tensionet ekonomike
Next: Holanda është kundër vazhdimit të negociatave midis Serbisë dhe BE-së

Miniq: Beogradi po kontribuon në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor 6 min read
  • Ballkan

Miniq: Beogradi po kontribuon në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor

The Geopost August 19, 2026
Brey godet Vuçiqin: Propaganda serbe fajëson Brukselin për dështimin e Serbisë drejt BE-së 2 min read
  • Ballkan

Brey godet Vuçiqin: Propaganda serbe fajëson Brukselin për dështimin e Serbisë drejt BE-së

The Geopost August 19, 2026
Vuçiqi kërcënon me ndryshimin e Ibrit, Janjiq: Rikthim te idetë nacionaliste të viteve ’80 4 min read
  • Ballkan

Vuçiqi kërcënon me ndryshimin e Ibrit, Janjiq: Rikthim te idetë nacionaliste të viteve ’80

The Geopost August 19, 2026
Kush po përhap narrativat e Kremlinit në Serbi? Nga faqet anonime te media shtetërore ruse 8 min read
  • Ballkan

Kush po përhap narrativat e Kremlinit në Serbi? Nga faqet anonime te media shtetërore ruse

The Geopost August 19, 2026
“Zelensky promovoi narrativën e Beogradit kundër Kosovës”, Joseph: Serbia po armatos Ukrainën, por vazhdon t’i qëndrojë besnike Rusisë 3 min read
  • Ballkan

“Zelensky promovoi narrativën e Beogradit kundër Kosovës”, Joseph: Serbia po armatos Ukrainën, por vazhdon t’i qëndrojë besnike Rusisë

The Geopost August 18, 2026
“Retorika dhe praktika në drejtime të kundërta”, gazetari serb kritikon politikën e Beogradit ndaj Kosovës 4 min read
  • Ballkan

“Retorika dhe praktika në drejtime të kundërta”, gazetari serb kritikon politikën e Beogradit ndaj Kosovës

The Geopost August 18, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.