Rusia ka nisur importimin e benzinës nga India, në një përpjekje për të përballuar mungesat e karburantit në disa pjesë të vendit, pas sulmeve me dronë ukrainas ndaj rafinerive ruse të naftës.
Sipas raportimeve, të paktën 60 mijë tonë metrikë benzinë tashmë janë transportuar drejt Rusisë, shkruan reuters.
Moska po shqyrton mundësinë e importimit deri në 400 mijë tonë në muaj nga vende të ndryshme, përfshirë edhe Bjellorusinë.
Sulmet ndaj objekteve të përpunimit të naftës kanë ndikuar në kapacitetet e prodhimit vendas, duke shkaktuar mungesa në treg dhe presion mbi furnizimin me karburant.
Situata ka çuar në masa kufizuese në disa zona, radhë të gjata në pikat e karburantit dhe rritje të ndjeshme të çmimeve të benzinës.
Importet e reja tregojnë vështirësitë që po përballet sektori energjetik rus, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon të prekë edhe infrastrukturën kritike larg vijës së frontit.

Rusia zhvilloi stërvitje ushtarake sekrete në Kinë në nivel të lartë – Reuters publikon dokumente
Mos e bllokoni rrugën e Ukrainës drejt pranimit në BE, Zelensky u kërkon Hungarisë dhe Polonisë
Fundi i produkteve të lira kineze – BE-ja vendos tarifë për pakot nga jashtë
Sulmet me dron godasin urat pranë Donetskut, Rusia detyrohet të ndryshojë linjat e furnizimit
Presidenti bjellorus fal 32 të dënuar, 28 prej të cilëve u burgosën për ekstremizëm
Eksplozivë dhe propagandë: Dronët me përdorim të dyfishtë të Rusisë