Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Fundi i produkteve të lira kineze – BE-ja vendos tarifë për pakot nga jashtë

The Geopost July 2, 2026 2 min read
Share the news

Bashkimi Evropian ka nisur zbatimin e një tarife të re për pakot e vogla që vijnë nga vendet jashtë BE-së, me vlerë deri në 150 euro dhe që porositen përmes platformave online.

Masa parashikon një tarifë prej 3 eurosh për çdo dërgesë, me qëllim që të kontrollohet më mirë fluksi i madh i produkteve të lira që hyjnë në tregun evropian.

Vendimi prek veçanërisht platformat e mëdha të tregtisë elektronike, kryesisht ato aziatike, që vitet e fundit kanë rritur ndjeshëm numrin e dërgesave drejt konsumatorëve evropianë. Produkte si veshje, pajisje elektronike, aksesorë dhe artikuj të ndryshëm të përdorimit të përditshëm janë bërë shumë të përhapura për shkak të çmimeve shumë të ulëta.

Autoritetet në Bruksel argumentojnë se kjo rritje e importeve me çmime minimale po krijon konkurrencë të pabarabartë për bizneset evropiane, të cilat duhet të respektojnë rregulla më të rrepta për sigurinë e produkteve, mbrojtjen e konsumatorëve dhe standardet mjedisore, shkruan reuters.

Komisioni Evropian ka paralajmëruar gjithashtu se një pjesë e produkteve që hyjnë në treg përmes këtyre porosive online nuk përmbushin kërkesat e sigurisë së BE-së, duke krijuar shqetësime për cilësinë dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

Sipas institucioneve evropiane, tarifa e re është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të reformuar rregullat doganore dhe për të siguruar që kompanitë nga vendet jashtë BE-së të mos përfitojnë nga përjashtimet që deri tani kanë lehtësuar hyrjen e miliona pakove të vogla në tregun evropian.

Në të njëjtën kohë, Bashkimi Evropian po i kërkon edhe Ukrainës të ndërmarrë hapa të ngjashëm dhe të vendosë një sistem të ngjashëm tarifimi për importet e vogla nga platformat ndërkombëtare online.

Masa pritet të ketë ndikim te konsumatorët që janë mësuar me porosi me çmime shumë të ulëta, pasi kostoja shtesë mund të rrisë çmimin final të produkteve të blera në internet. Megjithatë, BE-ja këmbëngul se qëllimi kryesor nuk është kufizimi i tregtisë online, por krijimi i kushteve më të barabarta për bizneset dhe garantimi i standardeve të sigurisë.

The GeoPost

Tags: BE Kina

Continue Reading

Previous: Nga eksportues në importues – Rusia tani blen karburante
Next: Mos e bllokoni rrugën e Ukrainës drejt pranimit në BE, Zelensky u kërkon Hungarisë dhe Polonisë

Trump, Xi dhe Putin zhvillojnë takimin e parë trepalësh 6 min read
  • Botë

Trump, Xi dhe Putin zhvillojnë takimin e parë trepalësh

The Geopost November 19, 2026
Nordikët tregojnë rrugën për mbrojtjen e Arktikut 6 min read
  • Botë
  • Siguri

Nordikët tregojnë rrugën për mbrojtjen e Arktikut

The Geopost November 19, 2026
Putini u poshtërua në mënyrë elegante në Kinë 2 min read
  • Botë

Putini u poshtërua në mënyrë elegante në Kinë

The Geopost November 18, 2026
Rusia planifikoi një sulm sabotues në Poloni që do të shkaktonte viktima të shumta – dhe faji do t’i vihej Ukrainës 2 min read
  • Botë

Rusia planifikoi një sulm sabotues në Poloni që do të shkaktonte viktima të shumta – dhe faji do t’i vihej Ukrainës

The Geopost November 18, 2026
Trump, Xi dhe Putin në një tryezë: A po përgatitet një Jaltë e re? 7 min read
  • Botë

Trump, Xi dhe Putin në një tryezë: A po përgatitet një Jaltë e re?

The Geopost November 18, 2026
Çfarë pritet nga samiti mes Trumpit, Xisë dhe Putinit? 6 min read
  • Botë
  • Siguri

Çfarë pritet nga samiti mes Trumpit, Xisë dhe Putinit?

The Geopost November 17, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.