Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Lavrov përsërit propagandën e Kremlinit, fajëson Perëndimin për krizat globale

The Geopost June 25, 2026 2 min read
Share the news

Shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, e shfrytëzoi pjesëmarrjen në forumin “Leximet e Primakovit” për të përsëritur akuzat e ashpra ndaj demokracive perëndimore, duke ia atribuar sërish Uashingtonit dhe Brukselit përgjegjësinë për tensionet globale.

Duke folur në forumin “Leximet e Primakovit”, ai akuzoi Perëndimin për “mosrespektim të së drejtës ndërkombëtare”.

Ministri i Punëve të Jashtme i Federatës Ruse deklaroi se Perëndimi nuk dëshiron të respektojë normat e së drejtës ndërkombëtare, duke akuzuar qendrat perëndimore të pushtetit se po detyrojnë pjesën tjetër të botës t’u bindet atyre.

“Perëndimi preferon të forcojë pozitat e tij gjithnjë e më të dobësuara duke i detyruar vendet e shumicës botërore të luajnë sipas rregullave të tij, përmes sanksioneve, ndalimeve, kërcënimeve dhe masave të tjera”, deklaroi Lavrov.

Lavrov, i cili përfaqëson një regjim që është nën hetim për krimet më të rënda të luftës dhe për shkeljen e Kartës së OKB-së përmes pushtimit të paprovokuar të Ukrainës, foli për “barazinë sovrane të shteteve dhe mosndërhyrjen në punët e brendshme”.

Ndërsa raketat ruse çdo ditë shkatërrojnë qytete ukrainase dhe shkelin sovranitetin e një shteti fqinj, Lavrov pretendon se Perëndimi “mbyll sytë ndaj situatës në Ukrainë”.

Në vazhdim të fjalimit të tij, Lavrov preku edhe tema ekonomike, duke promovuar teori të paverifikuara konspirative për planet amerikane lidhur me gazsjellësin “Nord Stream”.

Sipas tij, SHBA-ja gjoja planifikon të blejë dhe të rindërtojë gazsjellësit e shkatërruar për të rishitur gazin rus me fitim.

Lavrov akuzoi gjithashtu SHBA-në për rritjen e presionit ekonomik ndaj rajoneve nga Afrika e Veriut deri në Serbi.

Kjo tregon qartë frustrimin e Moskës për faktin se vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë, po e njohin gjithnjë e më shumë natyrën e dëmshme të ndikimit malinj rus dhe po synojnë integrimin në një hapësirë perëndimore të qëndrueshme dhe të begatë ekonomike e politike.

/The Geopost/

Tags: Rusia Sergei Lavrov SHBA Ukraina

Continue Reading

Previous: Inteligjenca ukrainase: Shkatërrohen mbi 60 mijë ton municione pranë Shën Petersburgut

Inteligjenca ukrainase: Shkatërrohen mbi 60 mijë ton municione pranë Shën Petersburgut 4 min read
  • News

Inteligjenca ukrainase: Shkatërrohen mbi 60 mijë ton municione pranë Shën Petersburgut

The Geopost June 25, 2026
Hulumtimi i CINS: Rrjete të krimit dhe njerëz të afërt me pushtetin në Serbi përfitojnë nga projekti EXPO 2027 7 min read
  • News

Hulumtimi i CINS: Rrjete të krimit dhe njerëz të afërt me pushtetin në Serbi përfitojnë nga projekti EXPO 2027

The Geopost June 24, 2026
Motra kërkon drejtësi për vëllain e vrarë nga snajperistët, hetimi për “Sarajevo Safari” pa akuza pas 30 vitesh 3 min read
  • News

Motra kërkon drejtësi për vëllain e vrarë nga snajperistët, hetimi për “Sarajevo Safari” pa akuza pas 30 vitesh

The Geopost June 24, 2026
Putin përdor narrativën kundër NATO-s për të mobilizuar brezin e ri të ushtarakëve rusë 2 min read
  • Botë

Putin përdor narrativën kundër NATO-s për të mobilizuar brezin e ri të ushtarakëve rusë

The Geopost June 24, 2026
Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost June 24, 2026
Rasti i “topit zanor” vazhdon të ndjekë Serbinë, BE kërkon llogaridhënie 2 min read
  • News

Rasti i “topit zanor” vazhdon të ndjekë Serbinë, BE kërkon llogaridhënie

The Geopost June 24, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.