Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Trump: Zelensky po ia del mjaft mirë kundër Rusisë

The Geopost June 25, 2026 2 min read
Share the news

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po ecën “mjaft mirë” në luftën e Ukrainës kundër Rusisë.

Presidenti amerikan, i cili më parë ka deklaruar se presidentit ukrainas i mungonin “kartat” për të fituar – u ka thënë gazetarëve në Zyrën Ovale të mërkurën se Zelensky “po e mban veten”.

“Shumë njerëz po vdesin nga të dyja palët, por mendoj se ai po ia del mjaft mirë”, ka dekklaruar Trumpi.

Analistët thonë se Ukraina po ecën gjithnjë e më mirë në fushën e betejës, por qytetet e saj janë ende cak i sulmeve vdekjeprurëse ruse.

Trumpi dhe Zelensky janë takuar së fundmi gjatë samitit të G7-s në Francë, ku udhëheqësit ranë dakord të intensifikojnë presionin ndaj Rusisë për t’i dhënë fund më shumë se katër viteve luftë.

Aleatët evropianë duan të dërgojnë “një sinjal të fortë mbështetjeje për Ukrainën” në samitin e NATO-s në Ankara në korrik, ka thënë ndërkaq kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ndërsa priti udhëheqësit e Francës, Britanisë, Italisë dhe Polonisë.

“Mesazhi për Rusinë është: Ukraina mbetet e fortë”, ka thënë Merz në një konferencë të përbashkët për shtyp në Berlin të mërkurën, pasi udhëheqësit evropianë kishin folur edhe me videolidhje me shefin e NATO-s, Mark Rutte.

Merzi ka shtuar se qeveria gjermane “propozon që ne, si aleatë evropianë të NATO-s, t’i japim Kievit një angazhim të fortë financiar” dhe ka theksuar se “mbështetja e Evropës nuk do të lëkundet”.

Udhëheqës nga 32 vende, ndër të cilët edhe Trumpi, do të marrin pjesë në samitin e NATO-s më 7-8 korrik në kryeqytetin turk.

The GeoPost

 

Tags: Donad Trump Rusia Ukraina Vladimir Putin Volodymyr Zelensky

Continue Reading

Previous: Lavrov përsërit propagandën e Kremlinit, fajëson Perëndimin për krizat globale
Next: ‘Rusia nuk do ta fitojë këtë luftë’ – Merz kërkon fillimin e bisedimeve për paqe në Ukrainë

Dhoma e Përfaqësuesve nis procedurën për paketën sanksioneve ndaj Rusisë dhe Iranit pas miratimit të Senatit 9 min read
  • Botë
  • News

Dhoma e Përfaqësuesve nis procedurën për paketën sanksioneve ndaj Rusisë dhe Iranit pas miratimit të Senatit

The Geopost August 11, 2026
Putini mbyll edhe një zë kundër tij, përmes gjykatës ia ndalon partisë anti-luftë pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme 3 min read
  • Botë

Putini mbyll edhe një zë kundër tij, përmes gjykatës ia ndalon partisë anti-luftë pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme

The Geopost August 11, 2026
Gjermania rrit njësinë policore kundër dronëve pas incidentit në aeroport 2 min read
  • Botë

Gjermania rrit njësinë policore kundër dronëve pas incidentit në aeroport

The Geopost August 11, 2026
Inteligjenca amerikane: Rusia qëndron pas bombës me dron në aeroportin e Leipzigut 5 min read
  • Botë

Inteligjenca amerikane: Rusia qëndron pas bombës me dron në aeroportin e Leipzigut

The Geopost August 11, 2026
Komandanti i USF-së: Ukraina mund të godasë shtatë herë më shumë objektiva në Krime 3 min read
  • Botë

Komandanti i USF-së: Ukraina mund të godasë shtatë herë më shumë objektiva në Krime

The Geopost August 11, 2026
E djathta ekstreme ruse ka zënë rrënjë në rajon: Lidhjet e “rusëve” çojnë nga Vishegradi dhe Beogradi në frontin në Ukrainë 8 min read
  • News

E djathta ekstreme ruse ka zënë rrënjë në rajon: Lidhjet e “rusëve” çojnë nga Vishegradi dhe Beogradi në frontin në Ukrainë

The Geopost August 10, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.