Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka dalë në mbrojtje të Milan Radoiçiqit, ndërsa ka akuzuar pa ofruar prova kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për atë që e quajti “terror ndaj serbëve”.
Në një postim në rrjetin social X, Petkoviqi e cilësoi si “akuzë të mjerë dhe të turpshme” deklaratën se përgjegjës për situatën e rëndë të sigurisë dhe largimin e serbëve nga Kosova është Milan Radoiçiqi, i cili ka marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë në shtator të vitit 2023.
Në vend të kësaj, Petkoviqi fajësoi Kurtin, duke pretenduar se ai “urren serbët”, një akuzë që nuk u shoqërua me fakte apo dëshmi.
Petkoviqi sulmoi edhe politikanin opozitar serb, Miroslav Aleksiq, për shkak të kritikave ndaj Radoiçiqit, duke deklaruar se “një patriot serb nuk e dëbon popullin e vet, por lufton për të me zemër e me shpirt”.
Deklaratat e tij konsiderohen si pjesë e narrativës së vazhdueshme të autoriteteve serbe për të zhvendosur përgjegjësinë nga Radoiçiqi, i cili kërkohet nga institucionet e Kosovës për organizimin e sulmit në Banjskë ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Për sulmin terrorist në Banjskë, bashkësia ndërkombëtare, përfshirë NATO-n kanë kërkuar në vazhdimësi përgjegjësi nga Serbia duke kërkuar që Milan Radoiçiq të sillet para drejtësisë.


Avokati serb kërkon përgjegjësi nga mediat që i shërbyen për 14 vjet Vuçiqit: Tjetër është kapitali, tjetër krijimi i opinionit publik
Mediat gjermane dhe zvicerane: Fitore historike e studentëve, por qëndrimi ndaj Kosovës dhe Rusisë mbetet shqetësim
Kush janë figurat kryesore të Listës Studentore që mposhti Vuçiqin në Serbi dhe kush mund të bëhet kryeministër?
Filipoviq paralajmëron për orientimin e Listës Studentore në Serbi
Kandidati i Listës Studentore për kryeministër: Kosova është pjesë e Serbisë, nuk do të biem dakord me kroatët për vitet ’90
Përfaqësuesi i Listës Studentore në Serbi mohon gjenocidin në Srebrenicë, reagime pas deklaratave të tij