Avokati dhe ish-komisioneri për informacionin me rëndësi publike, Rodoljub Shabiq, ka akuzuar autoritetet serbe se po përpiqen të ndryshojnë narrativën rreth dyshimeve për përdorimin e një arme akustike gjatë protestave në Beograd, duke e zhvendosur fokusin nga hetimi i ngjarjes te pretendimet për një komplot kundër rendit kushtetues.
Në një intervistë për median serbe Danas, Sabiq tha se është e pashpjegueshme pse Prokuroria Publike reagoi vetëm pas tre muajsh ndaj pretendimeve që, sipas tij, zyrtarët shtetërorë i kishin paraqitur më herët si kërcënime serioze për sigurinë e shtetit.
“Si është e mundur që një çështje e cilësuar nga zyrtarët më të lartë si përgatitje për luftë civile të mos trajtohej nga prokuroria për tre muaj dhe të rikthehej në vëmendje vetëm tani?”, pyeti ai.
Sipas Shabiqit, teoria se studentët dhe aktivistët opozitarë kanë organizuar një simulim të efektit të një “topi zanor” për të shkaktuar trazira nuk ka bazë ligjore dhe nuk mund të konsiderohet vepër penale.
Ai argumentoi se autoritetet po përdorin akuza të rënda, si “sulm ndaj rendit kushtetues”, për të krijuar frikë në opinionin publik dhe për të paraqitur kundërshtarët politikë si kërcënim për stabilitetin e vendit.
Shabiq kujtoi gjithashtu kontradiktat në deklaratat zyrtare lidhur me ekzistencën e armës akustike.
Sipas tij, autoritetet fillimisht mohuan se Serbia posedonte një pajisje të tillë, më pas pranuan ekzistencën e saj duke pretenduar se nuk ishte përdorur, ndërsa më vonë dolën informacione se pajisjet ndodheshin në automjete policore gjatë protestës.
Ai vuri në pikëpyetje edhe besueshmërinë e raportit të paraqitur nga shërbimet ruse të sigurisë, i cili u përdor nga autoritetet për të mbështetur versionin zyrtar të ngjarjeve.
“Shteti u mbështet në një raport që nuk kishte memorandum, vulë apo nënshkrim zyrtar”, deklaroi ai.
Sipas avokatit, qindra qytetarë raportuan pasoja shëndetësore dhe kërkuan ndihmë mjekësore pas incidentit, ndërsa tani po krijohet përshtypja se e gjithë ngjarja ishte e inskenuar nga protestuesit.
The GeoPost

“Zgjedhjet, dhuna dhe liria e shprehjes”, Këshilli i Evropës alarmon për demokracinë në Serbi
Akuza të ashpra nga Beogradi: Petkoviqi mbron Radoiçiqin, akuzon Kurtin
YIHR: Serbia mohoi mbi 110 herë krimet e luftës – përfshirë masakrën e Reçakut, Srebrenicën dhe rrethimin e Sarajevës
Serbia me mbështetjen më të ulët për anëtarësim në BE në Ballkanin Perëndimor
“Vuçiqi ka frikë nga zgjedhjet” – Manojloviq sulmon ashpër regjimin në Serbi
Portreti i Putinit në mur në një komunë të Hercegovinës: Paratë e Brukselit, simbolet e Moskës