Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • News

‘Dita e Rusisë’ në Beograd: Ekspozimi i lidhjeve të thella me Kremlinin

The Geopost June 11, 2026 2 min read
Share the news

Ndërsa Beogradi zyrtar në bisedimet me Brukselin dhe Uashingtonin përpiqet të mbajë ambalazhin se është ende në rrugën evropiane, pamja nga ambasada ruse flet diçka krejtësisht tjetër.

Ardhja masive e zyrtarëve më të lartë shtetërorë dhe krerëve fetarë në pritjen me rastin e “Ditës së Rusisë” dërgon një porosi më se të qartë dhe shqetësuese për Perëndimin se ku qëndrojnë në të vërtetë prioritetet e jashtme politike të regjimit aktual.

Ky event në ambasadën ruse ekspozoi sërish lidhjet e profunda dhe sistematike midis elitës politike serbe dhe Kremlinit.

Në një moment kur bota demokratike po përballet me krizën më të madhe të sigurisë në historinë moderne, sjellja e zyrtarëve serbë tregoi një afërsi të jashtëzakonshme me Moskën.

Me këtë, Serbia edhe një herë i ktheu shpinën me vetëdije politikës së jashtme dhe të sigurisë së përbashkët të Bashkimit Evropian.

Ambasadori rus, Aleksandar Bocan-Harçenko, e shfrytëzoi këtë rast për të përsëritur mesazhet e njohura mirë, duke thënë se „himni rus dhe ai serb tingëllojnë si një simfoni e vetme“.

Edhe pse pranoi se situata nga këndvështrimi i Moskës nuk është ideale dhe se „nuk e shohin botën përmes syzeve rozë“, ai theksoi se Rusia po punon me shpejtësi në mbrojtjen e interesave të saj me „vendet mike“, ku Serbinë padyshim e sheh në krye të listës.

Prania e të gjithë kreut shtetëror në një ngjarje të organizuar nga një diplomaci nën sanksione perëndimore flet vetë për të ashtuquajturin „neutralitet ushtarak dhe politik“, dhe se Beogradi pranon me vetëdije të jetë dritarja kryesore për ndikimin rus në zemër të Evropës.

The Geopost

Continue Reading

Previous: Komisioneri i Këshillit të Evropës shpreh shqetësim për trajtimin e rastit të dhunës policore në Serbi

Komisioneri i Këshillit të Evropës shpreh shqetësim për trajtimin e rastit të dhunës policore në Serbi 2 min read
  • News

Komisioneri i Këshillit të Evropës shpreh shqetësim për trajtimin e rastit të dhunës policore në Serbi

The Geopost June 10, 2026
Mbretëria e Bashkuar përditëson këshillat e udhëtimit për veriun e Kosovës 2 min read
  • News

Mbretëria e Bashkuar përditëson këshillat e udhëtimit për veriun e Kosovës

The Geopost June 10, 2026
Firma e tregtarit serb të armëve fiton miliona nën qeverisjen e Vuçiqit pavarësisht sanksioneve të SHBA-së 5 min read
  • News

Firma e tregtarit serb të armëve fiton miliona nën qeverisjen e Vuçiqit pavarësisht sanksioneve të SHBA-së

The Geopost June 10, 2026
Rashiq: Presionet vazhdojnë edhe pas zgjedhjeve, djali im u ndalua në kufi nga BIA serbe 2 min read
  • News

Rashiq: Presionet vazhdojnë edhe pas zgjedhjeve, djali im u ndalua në kufi nga BIA serbe

The Geopost June 9, 2026
Rashiq ngre akuza për “inxhiniering zgjedhor” dhe presion nga Beogradi në zgjedhjet në Kosovë 2 min read
  • News

Rashiq ngre akuza për “inxhiniering zgjedhor” dhe presion nga Beogradi në zgjedhjet në Kosovë

The Geopost June 9, 2026
Detaje të reja rreth serbëve me të kaluar kriminale që i dëboi Mali i Zi, mbështetës të Vuçiqit 5 min read
  • News

Detaje të reja rreth serbëve me të kaluar kriminale që i dëboi Mali i Zi, mbështetës të Vuçiqit

The Geopost June 9, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.