Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Aktivistja ruse lë një shënim vetëvrasjeje duke fajësuar Putinin për vdekjen e saj

The Geopost May 16, 2026 2 min read
Share the news

Aktivistja ruse e të drejtave të njeriut dhe disidentja e njohur Nina Litvinova është gjetur e vdekur, në atë që mediat ruse e kanë raportuar si vetëvrasje, ndërsa një mesazh i publikuar nga familjarët e saj ka shkaktuar reagime të forta politike dhe publike.

Sipas raportimeve, kushërira e saj, gazetarja Maria Slonim, ka bërë të ditur në rrjete sociale një fragment të mesazhit të Litvinovës, në të cilin ajo i referohej gjendjes së saj personale dhe situatës politike në Rusi, duke fajësuar presidentin rus Vladimir Putin për klimën e represionit dhe luftën në Ukrainë.

Në mesazh, Litvinova shprehej se jeta për të ishte bërë “e padurueshme” për shkak të, siç shkruhej, burgosjeve të kundërshtarëve të luftës dhe shtypjes së aktivistëve brenda vendit.

Ajo përmendte gjithashtu disa figura të njohura të konsideruara si të burgosur politikë në Rusi, duke theksuar ndjenjën e pafuqisë për të ndihmuar.

“Që nga pushtimi i Ukrainës, njerëzit po vuajnë dhe po vdesin në burgje vetëm sepse kundërshtojnë luftën”, thuhej në fragmentin e mesazhit të publikuar nga familjarët.

Organizata ruse për të drejtat e njeriut Memorial kishte njoftuar më herët për vdekjen e saj dhe e kishte cilësuar Litvinovën si një figurë të angazhuar prej dekadash në mbrojtjen e të burgosurve politikë në Rusi, përfshirë edhe gjatë periudhës sovjetike.

Ajo njihej për përfshirjen e saj në mbështetjen e aktivistëve dhe të burgosurve politikë, si dhe për pjesëmarrjen në procese gjyqësore të figurave të njohura të opozitës ruse.

Vdekja e saj ka rikthyer vëmendjen te gjendja e të drejtave të njeriut dhe shtypja politike në Rusi, sidomos pas fillimit të luftës në Ukrainë.

The Geopost

Tags: Rusia Vladimir Putin

Continue Reading

Previous: Serbia vazhdon narrativën kundër njohjes së Kosovës nga Mali i Zi
Next: Ndryshe nga rajoni, Kosova nuk ka rënë pre e ndikimit kinez – ndikuan sanksionet e Qeverisë ndaj kompanive dhe produkteve nga Kina

Britania rrit gatishmërinë ushtarake – u shkruan 100 mijë ish-ushtarakëve në kuadër të planeve për mobilizim 3 min read
  • Botë

Britania rrit gatishmërinë ushtarake – u shkruan 100 mijë ish-ushtarakëve në kuadër të planeve për mobilizim

The Geopost November 26, 2026
Ku çojnë gjurmët e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit? 9 min read
  • News

Ku çojnë gjurmët e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

The Geopost November 26, 2026
Sabotazhe, sulme dhe kërcënime në disa shtete evropiane, Rusia po e intensifikon luftën hibride kundër Perëndimit 6 min read
  • Botë
  • Siguri

Sabotazhe, sulme dhe kërcënime në disa shtete evropiane, Rusia po e intensifikon luftën hibride kundër Perëndimit

The Geopost November 26, 2026
Putini shpërblen mbi 100 punonjës të televizionit rus për kontributin në propagandën e Kremlinit 2 min read
  • Botë

Putini shpërblen mbi 100 punonjës të televizionit rus për kontributin në propagandën e Kremlinit

The Geopost November 26, 2026
I dërguari i Trumpit vë në pikëpyetje garancitë e sigurisë për Ukrainën 2 min read
  • Botë

I dërguari i Trumpit vë në pikëpyetje garancitë e sigurisë për Ukrainën

The Geopost November 26, 2026
Merz: Rusia synon më shumë se pushtimin e Ukrainës, Evropa duhet t’i vendosë kufij Moskës 2 min read
  • News

Merz: Rusia synon më shumë se pushtimin e Ukrainës, Evropa duhet t’i vendosë kufij Moskës

The Geopost November 25, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.