Deklaratat e kryetarit të Lëvizjes Socialiste të Serbisë, Aleksandar Vulin, janë parë në Podgoricë dhe në rajon si pjesë e vazhdimit të retorikës politike me të cilën Beogradi ushtron presion ndaj Malit të Zi lidhur me çështjen e Kosovës.
Vulin ka kritikuar ashpër vendimin e Qeverisë së Malit të Zi për njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar atë si veprim të një “qeverie pro-evropiane dhe anti-serbe”, dhe duke pretenduar se me këtë vendim Mali i Zi “ka humbur dinjitetin dhe heroizmin e tij historik”.
Ai ka shtuar se njohja e Kosovës, sipas tij, nuk reflekton vullnetin e popullit malazez dhe se përbën largim nga tradita e mëparshme politike e shtetit.
Deklarata të tilla janë si pjesë e narrativës politike nga Beogradi, e cila synon të mbajë ndikim në vendimmarrjen e Podgoricës për çështje të politikës së jashtme, veçanërisht në raport me Kosovën.
Kjo retorikë është parë si formë e presionit diplomatik dhe politik, në një kohë kur Mali i Zi po përpiqet të konsolidojë orientimin e tij euroatlantik dhe marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.
The Geopost

Samiti i BE-së në Bruksel: Ukraina, sanksionet ndaj Rusisë dhe zgjerimi në qendër të diskutimeve
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete
Mujanoviq: Serbia bashkëpunon ngushtë me Rusinë kundër interesave të Kosovës dhe Bosnjës
BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën
Instituti Boshnjak në Sarajevë anulon koncertin e muzikantëve rusë për shkak të organizatorëve kontroversë
Ish-aktivisti i SNS-së së Vuçiqit: Banditë të paguar, blerje votash dhe para në dorë për operacione politike në Serbi