I mbijetuari i Masakrës së Dubravës, Enver Dugolli, ka rrëfyer për takimin me Ukshin Hotin në burgje dhe për gjendjen e tij psikologjike, duke thënë se Hoti ishte mbajtur i izoluar dhe ishte torturuar vazhdimisht.
Ai kujtoi se Hoti u nxor nga burgu në rrethana të pazakonta, një ditë para skadimit të afatit për lirim, dhe më pas nuk u dit më asgjë për fatin e tij.
Në “The Geotalks”, Dugolli tha se e kishte takuar Ukshin Hotin gjatë transferimeve nëpër burgje, duke përmendur se ishte një moment i veçantë, por i rëndë emocionalisht.
“Jam takuar me të, është moment i veçantë takimi me Ukshin Hotin…”, tha ai, duke shtuar se Hoti ishte mbajtur i ndarë nga të burgosurit e tjerë shqiptarë.
Sipas Dugollit, izolimi i tij ishte i qëllimshëm dhe ai mbahej në kushte të rënda.
“E kanë mbajtur të veçuar… e kanë mbajtur të izoluar me të burgosur serbë”, u shpreh ai.
Dugolli e përshkroi edhe gjendjen psikologjike të Hotit, duke thënë se edhe pa folur, shenjat e stresit dhe traumës vëreheshin qartë.
“Kemi parë një shqetësim tepër të madh… fytyra e tij, mimikat e tij se ai njeri ka përjetuar diçka tepër të rëndë dhe të tmerrshme”, deklaroi ai.
Ai po ashtu pretendoi se Hoti ishte torturuar veçanërisht edhe në burgun e Nishit.
“Në burgun e Nishit ka pasur një trajtim çnjerëzor… ka qenë një torturë e porositur kryesisht ndaj tij”, tha Dugolli.
Në fund, ai rikujtoi rrethanat e zhdukjes së Hotit, duke theksuar se ai u nxor në një ditë vikendi – diçka që sipas tij nuk ishte praktikë normale – dhe më pas nuk u dit më asgjë.
“Një ditë para se t’i skadonte afati… e nxorën në një ditë vikendi që ishte e pazakontë dhe nuk dihet më asgjë për fatin e tij”, u shpreh ai.
The GeoPost

Dugolli: Serbia zbatoi plan morbid për zhdukjen e shqiptarëve në Dubravë
Aro: Humbja e kandidatit pro-rus në Hungari nuk nënkupton dështimin e propagandës së Kremlinit
Nga propaganda te manipulimi: Rrëfimi i gazetares finlandeze që ekspozoi “fabrikat e trollëve” rusë dhe ndikimin e tyre global
Edukimi medial çelësi kundër lajmeve të rreme – përvoja zvicerane në krahasim me Kosovën, flet Prita Bytyqi
Si po shfrytëzohen konfliktet ndërkombëtare për përhapjen e lajmeve të rreme në Kosovë, flet hulumtuesi Rizanaj
Profesori universitar flet për rrezikun e dezinformimit në epokën e AI dhe propagandën ruso-serbe