Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Shqipëria do ta rihapë Shkollën e Aviacionit pas gati 20 vjetësh

The Geopost May 1, 2026 2 min read
Share the news

Anëtarja e NATO-s, Shqipëria do ta rihapë Shkollën e saj të Aviacionit në Vlorë, gati dy dekada pasi ishte mbyllur për shkak të kostove dhe dëmimeve të mëdha gjatë viteve ‘90, njoftoi të enjten ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi.

Nufi e bëri këtë njoftim gjatë shënimit të 75-vjetorit të krijimit të Aviacionit Ushtarak Shqiptar në bazën ajrore taktike të NATO-s në Kuçovë, ku morën pjesë zyrtarë shtetërorë dhe ushtarakë.

“Ringritja e Shkollës së Aviacionit është hap i domosdoshëm për të garantuar vazhdimësinë e traditës dhe përgatitjen e brezave të rinj të pilotëve dhe specialistëve”, tha Nufi.

Kjo shkollë do të nxjerrë pilotë ushtarakë dhe civilë, si dhe kontrollorë të trafikut ajror ushtarakë dhe civilë.

Shkolla do të ripahet pas një marrëveshjeje nga viti i kaluar mes kompanisë shtetërore të mbrojtjes së Shqipërisë, Kayo, dhe asaj izraelite, Elbit System Ltd.

Nufi nuk dha të enjten ndonjë datë se kur do të rifillojë të arsimojë pilotë kjo shkollë.

Por, pas nënshkrimit të marrëveshjes vitin e kaluar, autoritetet kishin parashikuar se deri në vitin 2030 shkolla do të nxirrte 30 pilotë dhe 50 kontrollorë të trafikut ajror ushtarakë.

Shkolla e Aviacionit ushtarak në Vlorë u themelua në vitin 1962, por ajo pësoi dëme të mëdha gjatë trazirave të të viteve ’90 dhe, pavarësisht se ishte rinovuar dhe u riorganizua disa herë, ajo ishte mbyllur para dy dekadave.

Ky njoftim vjen në një kohë kur Shqipëria ka bërë disa hapa për forcimin e mbrojtjes së vet.

Një ditë më parë ajo nënshkroi marrëveshje me Italinë për prodhimin e anijeve luftarake në bazën detare të Pashalimanit në Vlorë.

Ndërsa, në fillim të muajit autoritetet njoftuan se do të fillonin prodhimin e dronëve luftarakë gjithashtu.

Nufi shtoi të enjten se gjithashtu po punohet për përmirësimin e sistemeve të radarëve dhe forcimin e mbrojtjes kundërajrore.

“Zhvillimi i kapaciteteve të reja, sidomos i mjeteve pa pilot, modernizimi i sistemeve të radarëve, forcimi i mbrojtjes kundërajrore, si elementë shumë të rëndësishëm dhe thelbësore për realitetin e sotëm të sigurisë”, tha Nufi./REL

Tags: NATO Shqipëria Ushtria

Continue Reading

Previous: Izraeli ndalon anijen ruse me drithëra për shkak të debatit ukrainas për vjedhjen e grurit
Next: Senatori Tillis: Rusia dhe Irani janë ‘Bosht i së Keqes’

Senatori Tillis: Rusia dhe Irani janë ‘Bosht i së Keqes’ 3 min read
  • Botë
  • News

Senatori Tillis: Rusia dhe Irani janë ‘Bosht i së Keqes’

The Geopost May 1, 2026
Izraeli ndalon anijen ruse me drithëra për shkak të debatit ukrainas për vjedhjen e grurit 2 min read
  • Botë
  • News

Izraeli ndalon anijen ruse me drithëra për shkak të debatit ukrainas për vjedhjen e grurit

The Geopost May 1, 2026
Ulutash: Situata e sigurisë e brishtë, me potencial për tensione të reja në veri të Kosovës 2 min read
  • News

Ulutash: Situata e sigurisë e brishtë, me potencial për tensione të reja në veri të Kosovës

The Geopost April 30, 2026
Serbia bllokon fondet për shqiptarët e Luginës, Qeveria: Kemi njoftuar BE-në dhe ndërkombëtarët 3 min read
  • Ballkan
  • News

Serbia bllokon fondet për shqiptarët e Luginës, Qeveria: Kemi njoftuar BE-në dhe ndërkombëtarët

The Geopost April 30, 2026
Radoiçiq e Veselinoviq ndërtojnë perandori nëntokësore në zemër të Beogradit, nën vilat e tyre dyshohet se po bëjnë bunkerë 6 min read
  • Ballkan
  • News

Radoiçiq e Veselinoviq ndërtojnë perandori nëntokësore në zemër të Beogradit, nën vilat e tyre dyshohet se po bëjnë bunkerë

The Geopost April 30, 2026
Rruga e dezinformatave nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit tek mediat e kontrolluara nga Kremlini 12 min read
  • Ballkan
  • News

Rruga e dezinformatave nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit tek mediat e kontrolluara nga Kremlini

The Geopost April 30, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.