Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Deputeti i Listës Studentore në Serbi thotë se s’do të ketë ndryshim qëndrimesh ndaj Kosovës

The Geopost November 3, 2026 2 min read
Share the news

Profesori i sociologjisë dhe deputeti i Listës Studentore në Serbi, Jovo Bakiq, ka deklaruar se një qeveri e ardhshme serbe nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por do të angazhohet për përmirësimin e marrëdhënieve me Prishtinën.

Në një intervistë për gazetën zvicerane “Südostschweiz”, Bakiq ka thënë se qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës do të mbetet i lidhur me Kushtetutën e vendit, por ka theksuar se dialogu duhet të jetë rruga për zgjidhjen e çështjeve ndërmjet dy palëve.

“Ne nuk mundemi dhe nuk do ta njohim Kosovën. Sipas Kushtetutës, ajo është pjesë përbërëse e vendit tonë. Por do të përpiqemi t’i përmirësojmë sa më shumë marrëdhëniet me Prishtinën. Koha e luftërave ka marrë fund prej kohësh. Dialogu është e vetmja rrugë. Por për këtë duhen gjithmonë dy palë”, ka deklaruar Bakiq.

Ai ka paralajmëruar gjithashtu se qeveria e ardhshme duhet të punojë për përmirësimin e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian dhe shtetet fqinje, duke kritikuar qeverisjen e presidentit aktual, Aleksandar Vuçiq, për retorikën nacionaliste dhe largimin e Serbisë nga perspektiva evropiane.

Duke folur për Listën Studentore, në kuadër të së cilës është zgjedhur deputet, Bakiq ka pranuar se ky subjekt përfshin përfaqësues me orientime të ndryshme politike, nga e majta në të djathtë.

Sipas tij, dallimet ideologjike mund ta vështirësojnë mbajtjen e një koalicioni të tillë për më shumë se një mandat, por anëtarët e Listës Studentore i bashkon synimi për ndryshimin e gjendjes politike në Serbi.

Ai ka thënë se qëllimi i tyre është ta nxjerrin vendin nga ajo që e ka cilësuar si gjendje të pakontrolluar dhe ta rikthejnë në një sistem ku respektohen Kushtetuta dhe ligjet.

The GeoPost

Continue Reading

Previous: Humbja e Vuçiqit në Serbi, a po i vjen fundi ndikimit të Beogradit mbi Listën Serbe në Kosovë?

Humbja e Vuçiqit në Serbi, a po i vjen fundi ndikimit të Beogradit mbi Listën Serbe në Kosovë? 9 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Humbja e Vuçiqit në Serbi, a po i vjen fundi ndikimit të Beogradit mbi Listën Serbe në Kosovë?

The Geopost November 3, 2026
Vuçiq dhe Orban humbën pushtetin, por jo ambiciet 5 min read
  • Ballkan

Vuçiq dhe Orban humbën pushtetin, por jo ambiciet

The Geopost November 3, 2026
Nga “zhgënjimi i thellë” te “partneriteti konstruktiv”: Si ndryshoi Lista Serbe gjuhën ndaj BE-së 2 min read
  • Ballkan
  • News

Nga “zhgënjimi i thellë” te “partneriteti konstruktiv”: Si ndryshoi Lista Serbe gjuhën ndaj BE-së

The Geopost November 3, 2026
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s

The Geopost November 3, 2026
Trump kërcënon Iranin: Mund të na duhet ta godasim fort 3 min read
  • Ballkan

Trump kërcënon Iranin: Mund të na duhet ta godasim fort

The Geopost November 2, 2026
Mesazhet në Sky ECC zbulojnë financimin e serbëve në Mal të Zi nga djali i Aleksandar Vuçiqit dhe lidhjet me botën e krimit 5 min read
  • Ballkan

Mesazhet në Sky ECC zbulojnë financimin e serbëve në Mal të Zi nga djali i Aleksandar Vuçiqit dhe lidhjet me botën e krimit

The Geopost November 2, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.