Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Senatori Tillis: Rusia dhe Irani janë ‘Bosht i së Keqes’

The Geopost May 1, 2026 3 min read
Share the news

Senatori amerikan Thom Tillis, bashkëkryetar i grupit mbikëqyrës të NATO-s në Senat, ka paralajmëruar se lufta në Ukrainë dhe tensionet në Lindjen e Mesme nuk duhet të shihen si kriza të izoluara, duke thënë se ato janë pjesë e një përplasjeje më të gjerë gjeopolitike mes “botës demokratike” dhe “botës totalitare”.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 29 prill, Tillis e përshkroi bashkëpunimin mes Rusisë dhe Iranit si një aleancë strategjike ushtarake, duke argumentuar se partneriteti i tyre “ka shkuar shumë përtej” një marrëveshjeje taktike.

“Jo, mendoj se shkon shumë më thellë se kaq… është absolutisht një aleancë strategjike dhe në fakt pjesë e Boshtit të vjetër të së Keqes”, tha Tillis, duke përmendur mbështetjen materiale të Iranit për Rusinë në Ukrainë, përfshirë teknologjinë e dronëve, si dhe shkëmbimin e informacioneve për synimin e aseteve amerikane dhe të aleatëve në rajon.

Senatori republikan nga Karolina e Veriut tha se një nga shqetësimet kryesore është ambicia bërthamore e Iranit, duke vlerësuar se Teherani është “muaj, nëse jo javë” larg aftësisë për pasurim të uraniumit në nivele të përshtatshme për armë, sipas vlerësimeve të inteligjencës.

Ai paralajmëroi se një Iran me kapacitete bërthamore do ta destabilizonte Lindjen e Mesme në nivele “që nuk i kemi parë kurrë më parë”, duke shtuar se Moska do të përfitonte nga një zhvillim i tillë për rritjen e paqëndrueshmërisë në rajon.

Tillis shkoi më tej duke sugjeruar se, përmes bashkëpunimit me Iranin dhe përdorimit të përfaqësuesve, Vladimir Putin është i lidhur me vdekjen e amerikanëve.

“Nuk ka dyshim se gjaku i ushtarëve amerikanë është në duart e Vladimir Putinit”, tha ai, duke e krahasuar presidentin rus me ish-komandantin iranian Qassem Soleimani, i vrarë nga SHBA-ja në vitin 2020.

Sipas tij, Putini synon të “zhdukë ndikimin e SHBA-së” nga Evropa dhe Lindja e Mesme, ndërsa Rusia po zhvillon edhe “luftë hibride” në Moldavi, Ballkan dhe në vende të Evropës Lindore.

I pyetur për perspektivën e një konflikti të ngrirë në Ukrainë, senatori amerikan tha se një skenar i tillë do të ishte “disfatë” për Perëndimin dhe do ta shpërblente agresionin rus.

“Nuk mund ta shpërblesh këtë… një barazim është fitorja e tij”, u shpreh Tillis, duke insistuar se Putini “duhet të humbasë shumë qartë”.

Tillis vlerësoi se sanksionet ndaj Rusisë dhe Iranit po humbasin efektivitetin, sidomos kur nuk zbatohen në mënyrë të koordinuar. Ai kritikoi Evropën se shpesh ka qenë “pak prapa”, duke theksuar se kostoja afatgjatë e tolerimit të veprimeve të Teheranit dhe Moskës është më e madhe se pasojat afatshkurtra ekonomike të sanksioneve.

Në pjesën e intervistës kushtuar aleancës, Tillis tha se NATO mbetet “mur mbrojtës kundër totalitarizmit”, duke insistuar se Perëndimi nuk mund t’ia dalë i vetëm.

Ai përsëriti se aleatët duhet të rrisin investimet në mbrojtje, duke argumentuar se moszbatimi i angazhimeve ka lënë pas, sipas tij, “dy trilionë dollarë të pashpenzuara” gjatë dekadave të fundit.

Në fund, Tillis tha se një strategji fituese perëndimore kërkon marrëveshje të qëndrueshme dhe afatgjata – si për Iranin ashtu edhe për Ukrainën – që të kenë mbështetje të gjerë politike dhe ratifikim institucional në SHBA, në mënyrë që të mos ndryshojnë me rotacionet e administratave.

The Geopost

Tags: Iran Kina Rusi SHBA

Continue Reading

Previous: Shqipëria do ta rihapë Shkollën e Aviacionit pas gati 20 vjetësh
Next: BE-ja mund të ngrijë kufirin e naftës ruse për të bllokuar rritjen automatike të çmimit mes luftës me Iranin

SHBA nis zhvillimin e F-47, aeroplani luftarak do të fluturojë për herë të parë në vitin 2028 2 min read
  • Botë
  • News

SHBA nis zhvillimin e F-47, aeroplani luftarak do të fluturojë për herë të parë në vitin 2028

The Geopost August 1, 2026
Turqia teston me sukses dronët kamikazë me rreze veprimi mbi 2000 kilometra 2 min read
  • Botë
  • News

Turqia teston me sukses dronët kamikazë me rreze veprimi mbi 2000 kilometra

The Geopost August 1, 2026
Shqipëria mbështet Kosovën për zbardhjen e fatit të të zhdukurve: Pa të vërtetën, nuk mund të ketë pajtim të qëndrueshëm 3 min read
  • News

Shqipëria mbështet Kosovën për zbardhjen e fatit të të zhdukurve: Pa të vërtetën, nuk mund të ketë pajtim të qëndrueshëm

The Geopost August 1, 2026
I mbijetuari i Masakrës së Reçakut: Pa autorët, s’ka drejtësi 5 min read
  • Ballkan
  • News

I mbijetuari i Masakrës së Reçakut: Pa autorët, s’ka drejtësi

The Geopost August 1, 2026
Policia: Janë gjetur dëshmi se një nga të arrestuarit në Zubin Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave 3 min read
  • Ballkan
  • News

Policia: Janë gjetur dëshmi se një nga të arrestuarit në Zubin Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

The Geopost August 1, 2026
Ukraina godet objektiva ruse të energjisë dhe logjistikës 1 min read
  • Botë
  • News

Ukraina godet objektiva ruse të energjisë dhe logjistikës

The Geopost August 1, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.