Ekspertja amerikane e sigurisë, Ivana Stradner, i ka bërë thirrje Brukselit që të publikojë emrat e zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë që, sipas saj, kanë bashkëpunuar me Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB).
Në një postim në platformën X, Stradner ka pretenduar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, planifikon të publikojë një listë të personave që kanë “kontribuar” në atë që ai e quan “revolucion me ngjyra” në Serbi. Sipas saj, në këtë nismë Vuçiqi do ta ketë mbështetjen e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR).
“Brukseli duhet të publikojë listën e personave në Qeverinë e Serbisë që kanë punuar me FSB-në”, ka shkruar Stradner.
Deklarata e saj vjen në një kohë kur bashkëpunimi mes strukturave të sigurisë serbe dhe ruse është bërë temë diskutimi edhe në raportimet dhe analizat për zhvillimet politike në Serbi.
Në një artikull të publikuar më herët nga mediumi serb Nova.rs, janë trajtuar disa raste të bashkëpunimit mes FSB-së ruse dhe Agjencisë së Informacionit të Sigurisë së Serbisë (BIA), përfshirë kontaktet mes drejtuesve të këtyre institucioneve dhe çështjen e protestave në Serbi.
Artikulli rikujton edhe dekorimin e ish-drejtorit të BIA-s, Aleksandar Vulin, nga drejtori i FSB-së, Aleksandar Bortnikov, në Moskë, në janar të vitit 2024.
Po ashtu, trajton përfshirjen e shërbimeve ruse në hetimin lidhur me pretendimet për përdorimin e një pajisjeje akustike gjatë protestës së 15 marsit 2025 në Beograd.
Stradner ka paralajmëruar gjithashtu se brenda disa javësh Serbia mund të përballet me një tjetër presion nga presidenti rus, Vladimir Putin, përmes çështjes së energjisë.
Në këtë kontekst, ajo ka propozuar që qeveria e re serbe të nacionalizojë kompaninë shtetërore të naftës NIS.
The GeoPost
Vucic plans to publish the list of people who “contributed” to Serbia’s “color revolution”. He will have SVR’s backing…
Now, Brussels should publish the list of people in the Serbian government who worked with FSB.
In a few weeks, you’ll see another Putin’s blackmail related to energy … this new government should nationalize NIS.
— Ivana Stradner (@ivanastradner) November 3, 2026

Vulin dyshohet se provoi të arratisej në Moskë, avioni detyrohet të kthehet në Beograd
Jovo Bakiq paralajmëron hetime ndaj Vuçiqit dhe zyrtarëve të regjimit: Do të përfundojnë në burg
Skandal në shërbimin sekret serb: Ish-zyrtarët padisin BIA-n për përgjim të studentëve dhe aktivistëve
Deputeti i Listës Studentore në Serbi thotë se s’do të ketë ndryshim qëndrimesh ndaj Kosovës
Humbja e Vuçiqit në Serbi, a po i vjen fundi ndikimit të Beogradit mbi Listën Serbe në Kosovë?
Vuçiq dhe Orban humbën pushtetin, por jo ambiciet