Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • News

Vendimi për Banjskën: Përhapje e orkestruar e dezinformatave nga Beogradi për procesin gjyqësor në Kosovë

The Geopost April 25, 2026 3 min read
Share the news

Përhapja e orkestruar e dezinformatave nga Beogradi lidhur me vendimin për sulmin terrorist në Banjskë — e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën, Presidenti i Partisë Progresive Serbe (SNS), këshilltari i presidentit të Serbisë Milosh Vuçeviq dhe Lista Serbe po dalin me mesazhe të koordinuara, duke pretenduar se bëhet fjalë për një proces politik dhe “hakmarrje”.

Çfarë dezinformojnë?

1. E ashtuquajtura Zyra për Kosovën –

Pretendon se vendimi është marrë nën presion politik nga Albin Kurti,

Thotë se serbët janë shpallur fajtorë paraprakisht,

E përshkruan ngjarjen si pasojë e “terrorit ndaj serbëve”.

2. Lista Serbe -Pretendon se vendimi është “hakmarrje”,

Pohon se nuk ka “prova valide” dhe përgjegjësi individuale,

E cilëson procesin si shkelje të gjykimit të drejtë.

3. Milosh Vuçeviq – E quan procesin pjesë të “persekutimit të serbëve”,

Akuzon komunitetin ndërkombëtar për “heshtje dhe miratim”.

Analiza

Sulmi terrorist në Banjskë, i cili ndodhi në shtator 2023 në veri të Kosovës, mbetet një nga ngjarjet më të ndjeshme të sigurisë dhe politikës në rajon vitet e fundit. Në këtë sulm u vra një pjesëtar i Policisë së Kosovës, ndërsa përplasja u shkaktua nga një njësi paraushtarake e udhëhequr nga Milan Radoiçiq.

Aktorët ndërkombëtarë kanë bërë thirrje të përsëritura për hetim të plotë, ndjekje penale të përgjegjësve dhe bashkëpunim institucional. Nuk bëhet fjalë për “shpallje paraprake faji”, siç pretendohet nga Zyra për Kosovën, por për persona të përfshirë në një sulm të armatosur dhe të organizuar.

AP dhe burime të tjera konfirmojnë se vendimet gjyqësore bazohen në akuza për aktivitete terroriste dhe sulm ndaj rendit kushtetues.

Qëndrimi i BE-së:

https://www.consilium.europa.eu/en/press/press-releases/

Qëndrimi i SHBA-së:

https://www.state.gov/condemnation-of-attack-in-kosovo/

Ka gjithashtu kritika ndaj Serbisë për mosndjekjen e personave të dyshuar që ndodhen në territorin e saj.

Aktorët ndërkombëtarë e kanë cilësuar sulmin në Banjskë si një incident serioz sigurie që nuk është dënuar në mënyrë adekuate nga autoritetet serbe.

BE ka dënuar dhunën dhe ka kërkuar përgjegjësi, ndërsa NATO dhe KFOR kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një përplasje të armatosur me intensitet të lartë. Departamenti Amerikan i Shtetit ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës.

Dëshmitë tregojnë se ekzistojnë elemente të një sulmi të organizuar terrorist, pasi sipas raporteve të mediave ndërkombëtare, grupi i armatosur ishte i mirëorganizuar logjistikisht, është përdorur armatim i rëndë dhe ka pasur koordinim të veprimeve.

Për shkak të këtyre elementeve, ngjarja klasifikohet si sulm i organizuar i armatosur, dhe të dënuarit janë akuzuar për sulm ndaj rendit kushtetues, terrorizëm dhe tentativë për shkëputje të një pjese të territorit të Kosovës.

Përfundim

Korniza ligjore e Kosovës e përcakton qartë terrorizmin si vepër penale që përfshin dhunë të organizuar dhe sulme ndaj rendit kushtetues, gjë që është baza mbi të cilën po zhvillohet procesi gjyqësor në rastin e Banjskës.

Nga ana tjetër, aktorët politikë në Beograd e kundërshtojnë si kualifikimin ashtu edhe vendimin, duke pretenduar se bëhet fjalë për proces politik, por për këto pretendime nuk ekzistojnë prova të konfirmuara ligjore apo ndërkombëtare.


Screenshot

/The Geopost/

Continue Reading

Previous: Mijaçiq: Rasti i Banjskës shënon rënien e politikës së Vuçiqit në Kosovë, Lista Serbe e lidhur me politikën e Beogradit
Next: Kanin: Vetëm paratë mund ta shtyjnë Serbinë të veprojë për Banjskën

“Duhet të jemi gati për luftë”: Shefi i ushtrisë gjermane paralajmëron për rritjen e kërcënimit rus 2 min read
  • Botë
  • News

“Duhet të jemi gati për luftë”: Shefi i ushtrisë gjermane paralajmëron për rritjen e kërcënimit rus

The Geopost June 12, 2026
NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë 5 min read
  • Ballkan
  • News

NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

The Geopost June 12, 2026
Trump njofton për arritjen e marrëveshjes me Iranin, thotë se do të nënshkruhet së shpejti 4 min read
  • Botë
  • News

Trump njofton për arritjen e marrëveshjes me Iranin, thotë se do të nënshkruhet së shpejti

The Geopost June 12, 2026
Fotografitë përmes të cilave u identifikuan të akuzuarit për bllokadat në veri më 2022 3 min read
  • News

Fotografitë përmes të cilave u identifikuan të akuzuarit për bllokadat në veri më 2022

The Geopost June 12, 2026
Ushtaraku amerikan: Epoka e dronëve po e ndryshon luftën 3 min read
  • Botë
  • News

Ushtaraku amerikan: Epoka e dronëve po e ndryshon luftën

The Geopost June 12, 2026
KE ngre shqetësime për pasaportat serbe që u jepen shtetasve rusë 2 min read
  • Ballkan
  • News

KE ngre shqetësime për pasaportat serbe që u jepen shtetasve rusë

The Geopost June 12, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.