Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Kremlini kijon një formë të re propagande: Përmes Sputnik trajnon gazetarë të huaj për AI

The Geopost April 20, 2026 2 min read
Share the news

Agjencia shtetërore ruse “Rossotrudnichestvo”, e cila merret me promovimin e interesave të Rusisë jashtë vendit, ka njoftuar nisjen e një programi të ri trajnimi për profesionistë të medias nga vendet e ashtuquajtura “Jugu Global”, duke e paraqitur nismën si shkëmbim kulturor.

Sipas njoftimit, kurset do të mbahen në Moskë dhe do të përfshijnë gazetarë, redaktorë dhe blogerë nga Brazili, India, Afrika e Jugut, Egjipti dhe Tunizia.

Organizatorët thonë se pjesëmarrësit do të ndjekin seminare të udhëhequra nga specialistë të medias shtetërore propagandistike ruse Sputnik, ndërsa një pjesë qendrore e programit do të jetë përdorimi i mjeteve të inteligjencës artificiale në media.

Nisma vlerësohet si pjesë e strategjisë së “fuqisë së butë” së Moskës, me të cilën Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine përmes projekteve të quajtura “edukative” dhe “kulturore”.

Në këtë mënyrë, Kremlini synon të ndërtojë një rrjet të qëndrueshëm kontaktesh mediatike jashtë Rusisë, duke kultivuar bashkëpunim dhe afërsi me zëra lokalë, të cilët mund të shërbejnë si kanale për përhapjen e narrativave ruse në audienca rajonale, ku besueshmëria e “burimeve vendore” është shpesh më e lartë sesa e mediave të huaja.

The Geopost

⚡️ The russian state agency “rossotrudnichestvo,” which promotes russia’s interests abroad, has announced the launch of another “training program” for media professionals from the Global South under the guise of cultural exchange.#AI #FIMI #russia #Africa #Asia #Latinoamérica pic.twitter.com/Ien9sAaPoM

— Center for Countering Disinformation (@CforCD) April 20, 2026

Tags: Propaganda Rusia

Continue Reading

Previous: Lituania dhe Letonia bllokojnë rrugën e fluturimit të Ficos për në Paradën e Ditës së Fitores në Moskë
Next: Britania në OKB: Rusia është agresorja, të ndalë sulmet dhe të ulet në negociata

Lidhjet e partive të BiH me Rusinë, Kinën, Iranin dhe Perëndimin 12 min read
  • Botë
  • News

Lidhjet e partive të BiH me Rusinë, Kinën, Iranin dhe Perëndimin

The Geopost September 21, 2026
Zgjedhjet parlamentare ruse u organizuan edhe në Serbi 4 min read
  • Botë
  • News

Zgjedhjet parlamentare ruse u organizuan edhe në Serbi

The Geopost September 21, 2026
Moska përballet me sulmin më të madh me dronë 1 min read
  • Botë
  • News

Moska përballet me sulmin më të madh me dronë

The Geopost September 20, 2026
SHBA shqyrton prodhimin e përbashkët të raketave Patriot me Ukrainën dhe aleatët 2 min read
  • Botë
  • News

SHBA shqyrton prodhimin e përbashkët të raketave Patriot me Ukrainën dhe aleatët

The Geopost September 20, 2026
A po kalon Rusia nga lufta hibride në agresion të hapur ndaj Evropës? 5 min read
  • Botë
  • News

A po kalon Rusia nga lufta hibride në agresion të hapur ndaj Evropës?

The Geopost September 20, 2026
NATO mirëpret marrëveshjen për Grenlandën 2 min read
  • Botë
  • News

NATO mirëpret marrëveshjen për Grenlandën

The Geopost September 20, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.