Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Intervista

Aro: Humbja e kandidatit pro-rus në Hungari nuk nënkupton dështimin e propagandës së Kremlinit

The Geopost April 17, 2026 3 min read
Share the news

Gazetarja investigative finlandeze Jessikka Aro ka thënë se humbja e kandidatit pro-rus në zgjedhjet e fundit në Hungari nuk nënkupton domosdoshmërisht dështimin e propagandës ruse, por është tregues se një pjesë e audiencave po bëhen më të vetëdijshme dhe po krijojnë rezistencë ndaj manipulimit online.

Në emisionin “The Geotalks”, Aro tha se sot ka ende “shumë shpresë”, pasi njerëzit po e kuptojnë gjithnjë e më shumë se ekzistojnë trollë rusë në platforma si TikTok dhe Facebook, megjithatë paralajmëroi se ka ende “popullata të mëdha” që mbesin të cenueshme ndaj dezinformimit.

Sipas saj, këto grupe shpesh shfaqen si “xhepa” apo “sfera ndikimi”.

Ajo përmendi si shembull ish-Gjermaninë Lindore, ku – sipas sondazheve – rreth gjysma e të anketuarve besojnë se NATO është përgjegjëse për luftën në Ukrainë, një narrativë që Aro e cilësoi si teori konspirative dhe dezinformim të shtyrë nga Kremlini.

“Ne ende kemi shumë për të bërë. Dhe në luftën e informacionit, ka fitore për Kremlinin, dhe pastaj ka humbje masive, si rasti në Hungari”, u shpreh Aro.

Aro tha se një nga rreziqet më të mëdha të dezinformimit është se ai mund të “armatosë” njerëz realë, duke nxitur urrejtje dhe zemërim deri në përfshirje në konflikte.

Ajo deklaroi se që më shumë se një dekadë më parë kishte vërejtur se propaganda ruse po shpërndahej edhe në Finlandë, duke përhapur lajme të rreme dhe duke fajësuar Ukrainën për luftën, ndërsa – sipas saj – kishte raste kur individë finlandezë joshnin të merrnin pjesë në luftë në ushtrinë ruse.

Gazetarja përmendi gjithashtu zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2016, ku tha se audienca reale amerikane ishte nxitur të dilte në protesta, disa prej të cilave të dhunshme, të organizuara përmes ftesave online nga trollë që pretendonin se ishin qytetarë amerikanë.

Aro tha se qytetarët duhet të fokusohen te përmbajtja dhe burimi i mesazhit: çfarë po thuhet realisht dhe a përsëriten narrativa tipike të Kremlinit.

Ajo përmendi si shembuj narrativash të rreme pretendime si: “SHBA, BE dhe NATO e shkaktuan luftën në Ukrainë”, “Rusia nuk dëshiron luftë”, apo se “lufta është konflikt i brendshëm/civil brenda Ukrainës”, duke theksuar se këto synojnë të zhvendosin fajin dhe të minimizojnë përgjegjësinë e Rusisë.

Po ashtu, ajo rekomandoi verifikimin e burimeve dhe kujdes ndaj mediave/faqeve të dyshimta, si dhe vigjilencë ndaj profileve me të cilat angazhohen përdoruesit në rrjete sociale.

Aro tha se modele të ngjashme propagande sheh edhe në Ballkan, duke përmendur se ka shqyrtuar luftën ruse të informacionit në Serbi, ku – sipas saj – studiues dhe gazetarë që publikojnë informacione mbi dezinformimin rus janë sulmuar ashpër, ndërsa narrativat e Kremlinit përhapen edhe nga media të njohura.

“Sulmet shpesh përfshijnë fushata shpifjesh, lajme të rreme dhe sulme të koordinuara troll, që ndonjëherë tejkalojnë internetin dhe kthehen në rrezik fizik”.

The Geopost

Tags: Hungaria Jessikka Aro Rusia

Continue Reading

Previous: Nga propaganda te manipulimi: Rrëfimi i gazetares finlandeze që ekspozoi “fabrikat e trollëve” rusë dhe ndikimin e tyre global

Nga propaganda te manipulimi: Rrëfimi i gazetares finlandeze që ekspozoi “fabrikat e trollëve” rusë dhe ndikimin e tyre global 3 min read
  • Intervista

Nga propaganda te manipulimi: Rrëfimi i gazetares finlandeze që ekspozoi “fabrikat e trollëve” rusë dhe ndikimin e tyre global

The Geopost April 17, 2026
Edukimi medial çelësi kundër lajmeve të rreme – përvoja zvicerane në krahasim me Kosovën, flet Prita Bytyqi 3 min read
  • Intervista

Edukimi medial çelësi kundër lajmeve të rreme – përvoja zvicerane në krahasim me Kosovën, flet Prita Bytyqi

The Geopost April 10, 2026
Si po shfrytëzohen konfliktet ndërkombëtare për përhapjen e lajmeve të rreme në Kosovë, flet hulumtuesi Rizanaj 3 min read
  • Intervista

Si po shfrytëzohen konfliktet ndërkombëtare për përhapjen e lajmeve të rreme në Kosovë, flet hulumtuesi Rizanaj

The Geopost March 20, 2026
Profesori universitar flet për rrezikun e dezinformimit në epokën e AI dhe propagandën ruso-serbe 4 min read
  • Ballkan
  • Intervista

Profesori universitar flet për rrezikun e dezinformimit në epokën e AI dhe propagandën ruso-serbe

The Geopost March 6, 2026
Besa Luci në The Geotalks: Si ndodh manipulimi përmes emocioneve, propaganda, AI dhe ndikimi në Kosovë 4 min read
  • Ballkan
  • Intervista

Besa Luci në The Geotalks: Si ndodh manipulimi përmes emocioneve, propaganda, AI dhe ndikimi në Kosovë

The Geopost February 6, 2026
Nis “The Geotalks” në The Geopost: Besa Luci flet për propagandën dhe rrezikun e dezinformimit 1 min read
  • Ballkan
  • Intervista

Nis “The Geotalks” në The Geopost: Besa Luci flet për propagandën dhe rrezikun e dezinformimit

The Geopost February 5, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.