Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Ngushtica e Hormuzit, arteria jetike e Gjirit

The Geopost March 21, 2026 2 min read
Share the news

Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë, po kthehet në një pikë kyçe jo vetëm për energjinë, por edhe për furnizimin me ushqim të mbi 100 milionë njerëzve.

Rreth 20 për qind e tregtisë globale me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm kalon përmes saj, shkruan CNN.

Për vendet e Gjirit Persik, kjo ngushticë është një “arterie jetike” për importin e ushqimeve, për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe mungesës së tokës së punueshme.

Situata është përkeqësuar nga tensionet ushtarake mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, që kanë shkaktuar sulme ndaj anijeve tregtare dhe një bllokim praktik të kalimit detar.

Vendet e rajonit varen në mënyrë të madhe nga importet ushqimore: Arabia Saudite importon mbi 80 për qind të ushqimit, Emiratet e Bashkuara Arabe rreth 90 për qind, ndërsa Katari arrin deri në 98 për qind.

Edhe Iraku, megjithë burimet ujore të lumenjve Tigër dhe Eufrat, mbështetet në këtë rrugë për një pjesë të konsiderueshme të furnizimeve ushqimore.

Me kufizimin e kalimit në Hormuz, kompanitë e transportit po kërkojnë rrugë alternative, që janë më të shtrenjta dhe më të vështira për t’u menaxhuar.

Ekspertët paralajmërojnë se kjo mund të çojë në rritje çmimesh dhe mungesa në tregjet lokale.

Zhvillimet e fundit mund të krijojnë një efekt zinxhir në ekonominë globale, duke ndikuar jo vetëm tek energjia, por edhe tek siguria ushqimore në një nga rajonet më të ndjeshme të botës.

The Geopost

Tags: Irani Izraeli Ngushtica e Hormuzit SHBA

Continue Reading

Previous: Kina dhe Rusia përballë krizës në Iran
Next: Të gjithë zyrtarët dhe komandantët iranianë të eliminuar në nëntë muajt e fundit – kush ishin dhe si u vranë?

Trump, Xi dhe Putin zhvillojnë takimin e parë trepalësh 6 min read
  • Botë

Trump, Xi dhe Putin zhvillojnë takimin e parë trepalësh

The Geopost November 19, 2026
Nordikët tregojnë rrugën për mbrojtjen e Arktikut 6 min read
  • Botë
  • Siguri

Nordikët tregojnë rrugën për mbrojtjen e Arktikut

The Geopost November 19, 2026
Putini u poshtërua në mënyrë elegante në Kinë 2 min read
  • Botë

Putini u poshtërua në mënyrë elegante në Kinë

The Geopost November 18, 2026
Rusia planifikoi një sulm sabotues në Poloni që do të shkaktonte viktima të shumta – dhe faji do t’i vihej Ukrainës 2 min read
  • Botë

Rusia planifikoi një sulm sabotues në Poloni që do të shkaktonte viktima të shumta – dhe faji do t’i vihej Ukrainës

The Geopost November 18, 2026
Trump, Xi dhe Putin në një tryezë: A po përgatitet një Jaltë e re? 7 min read
  • Botë

Trump, Xi dhe Putin në një tryezë: A po përgatitet një Jaltë e re?

The Geopost November 18, 2026
Çfarë pritet nga samiti mes Trumpit, Xisë dhe Putinit? 6 min read
  • Botë
  • Siguri

Çfarë pritet nga samiti mes Trumpit, Xisë dhe Putinit?

The Geopost November 17, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.