Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Serbia blen raketa kineze, Kroacia paralajmëron diskutim në NATO

The Geopost March 13, 2026 3 min read
Share the news

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq konfirmoi më 12 mars se vendi i tij ka blerë raketa supersonike të tipit CM-400 nga Kina, të cilat tashmë janë integruar në avionët luftarakë MiG-29 të Forcave të Armatosura serbe.

Në një intervistë për transmetuesin publik serb Radio Televizioni i Serbisë, Vuçiq tha se Serbia ka siguruar një numër të konsiderueshëm raketash dhe se arsenali do të zgjerohet edhe më tej.

“Ne kemi një numër të konsiderueshëm raketash dhe do të kemi edhe më shumë”, deklaroi ai.

Sipas tij, raketat kineze janë integruar me sukses në avionët luftarakë rusë MiG-29 që zotëron Serbia. Deklarata e presidentit serb vjen pasi një forum i specializuar ushtarak publikoi fotografi të disa avionëve të Forcave të Armatosura serbe, ku një prej tyre shihej i armatosur me një raketë ajër-tokë me rreze të gjatë veprimi të tipit CM-400.

Në një tjetër fotografi, sipas raportimeve, një avion mbante edhe një bombë ajrore të drejtuar me precizion LS-6, gjithashtu të prodhuar në Kinë. Vuçiq tha se pamjet e avionëve të armatosur me raketat kineze ishin “filmuar rastësisht”.

Ai nuk dha detaje për koston e blerjes së raketave, duke theksuar vetëm se bëhet fjalë për armë shumë të shtrenjta.

“Raketat janë tmerrësisht të shtrenjta. Ne i morëm me një zbritje të vogël”, tha Vuçiq, duke shtuar se rrezja e tyre e veprimit është mes 200 dhe 400 kilometrave dhe se ato kanë fuqi të madhe shkatërruese.

Deklaratat e presidentit serb nxitën reagim nga kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković, i cili tha se Zagrebi do ta diskutojë këtë çështje me aleatët e tij në NATO.

“Ne do të flasim me partnerët tanë në NATO dhe do t’i paralajmërojmë për armët e tilla, të cilat janë risi në arsenalin e Ushtrisë së Serbisë”, tha Plenkoviq.

Megjithatë, ai shtoi se nuk pret që një armë e tillë të përdoret kundër vendeve fqinje si Kroacia apo shtete të tjera të rajonit.

Serbia, pavarësisht paralajmërimeve nga Brukseli dhe Uashingtoni, ka zgjeruar bashkëpunimin ushtarak me Kinën. Sipas të dhënave të Stockholm International Peace Research Institute (SIPRI), në periudhën 2020–2024 Serbia ka importuar shumicën e armëve nga Kina (57 për qind), e ndjekur nga Rusia (20 për qind) dhe Franca (7.4 për qind).

Duke reaguar ndaj deklaratës së Plenkoviqit, Vuçiq tha se Zagrebi nuk mund të vendosë për armatimin e Serbisë.

“Zagrebi nuk do të vendosë se çfarë do të ketë Serbia”, deklaroi ai, duke shtuar se vendi i tij po përgatitet për mundësinë e një kërcënimi nga një bashkëpunim ushtarak mes Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit.

Ai kujtoi se gjatë një vizite në Indi në mes të shkurtit, Plenkoviq e kishte siguruar se bashkëpunimi ushtarak mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk është i drejtuar kundër Serbisë.

“E dëgjova dhe kaq. Por, a kam ende një dozë shqetësimi dhe frike? Po, kam”, tha Vuçiq.

Në mars të vitit 2025, Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, të cilën zyrtarët serbë e kanë cilësuar si kërcënim për sigurinë e Serbisë.

The Geopost

Tags: Kina Kroacia NATO Serbia

Continue Reading

Previous: Parlamenti Evropian kërkon nga Serbia ta ndjekë penalisht Milan Radoiçiqin për sulmin në Banjskë
Next: Fantazmat e masakrës në “Panda” mbi Aleksandar Vuçiqin

Frankfurter Rundschau: Zgjedhjet mund të sfidojnë seriozisht pushtetin e Vuçiqit 3 min read
  • Ballkan

Frankfurter Rundschau: Zgjedhjet mund të sfidojnë seriozisht pushtetin e Vuçiqit

The Geopost April 28, 2026
BE i bën thirrje Serbisë të zbatojë plotësisht rekomandimet e Komisionit të Venedikut 3 min read
  • Ballkan

BE i bën thirrje Serbisë të zbatojë plotësisht rekomandimet e Komisionit të Venedikut

The Geopost April 28, 2026
Teksa ankohet për marrëveshjen ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Serbia avancon blerjet e armëve nga Kina 3 min read
  • Ballkan

Teksa ankohet për marrëveshjen ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Serbia avancon blerjet e armëve nga Kina

The Geopost April 28, 2026
Jelena Gjukanoviq dënohet me gjashtë vjet burgim për spiunazh kundër Kosovës 1 min read
  • Ballkan

Jelena Gjukanoviq dënohet me gjashtë vjet burgim për spiunazh kundër Kosovës

The Geopost April 27, 2026
Ushtarakët e FSK-së diplomojnë në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar 2 min read
  • Ballkan

Ushtarakët e FSK-së diplomojnë në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar

The Geopost April 26, 2026
Kosova sërish në qarkullimin politik: Si Moska dhe Beogradi në mënyrë të sinkronizuar po e ngrohin konfliktin e vjetër 3 min read
  • Ballkan
  • News

Kosova sërish në qarkullimin politik: Si Moska dhe Beogradi në mënyrë të sinkronizuar po e ngrohin konfliktin e vjetër

The Geopost April 26, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.