Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Parlamenti Evropian kërkon nga Serbia ta ndjekë penalisht Milan Radoiçiqin për sulmin në Banjskë

The Geopost March 12, 2026 3 min read
Share the news

Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian ka ngecur në vitet e fundit, ndërsa shqetësimet kryesore të Parlamentit Evropian lidhen me gjendjen e demokracisë, sundimin e ligjit dhe respektimin e lirive themelore, sipas një draft-raporti të publikuar për këtë vend.

Raporti, i cili u përgatit nga raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, thekson se vendi nuk ka arritur përparim të konsiderueshëm në përmbushjen e kërkesave të anëtarësimit në shumë kapituj negociues. Sipas dokumentit, autoritetet serbe duhet të adresojnë urgjentisht çështjet e polarizimit politik, tensionet në rritje, nevojën për reforma strukturore në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pavarësinë e gjyqësorit, lirinë e medias dhe reformën e administratës publike.

Një tjetër shqetësim i veçantë lidhet me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që mbetet një element thelbësor për perspektivën evropiane të Serbisë. Raporti nënvizon nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për këtë proces, në përputhje me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian.

Raporti gjithashtu shpreh shqetësim për situatën politike dhe sociale në vend, duke përfshirë protestat masive që nisën në nëntor 2024. “Këto protesta pasqyrojnë pakënaqësi të thellë midis qytetarëve dhe studentëve, të cilët kërkojnë llogaridhënie dhe reforma që lidhen me sundimin e ligjit”, thuhet në dokument. Parlamentarët evropianë theksojnë se demonstruesit paqësorë, studentët, aktivistët dhe gazetarët janë përballur me masa represive, përfshirë përdorimin e tepërt të forcës policore, arrestime arbitrare dhe frikësim.

Në raport theksohet gjithashtu shqetësimi i Parlamentit Evropian për ndryshimet e fundit në ligjet e gjyqësorit të miratuara nga Asambleja Kombëtare më 28 janar 2026. Sipas dokumentit, këto ndryshime “dobësojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe autonominë e prokurorisë” dhe përfaqësojnë një hap serioz prapa në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE. Autoritetet serbe u bëhet thirrje që të pezullojnë zbatimin e këtyre ndryshimeve dhe t’i rishikojnë menjëherë.

Draft-raporti gjithashtu përmend vizitën e një delegacioni të Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian në Serbi nga 22 deri më 24 janar 2026. Gjatë vizitës, raportuesit u përballën me sjellje të papranueshme, fyerje dhe retorikë negative nga autoritetet dhe disa qytetarë, gjë që Parlamenti Evropian e konsideron shqetësuese.

Në lidhje me sigurinë në rajon, dokumenti thekson nevojën për bashkëpunim të plotë mes Serbisë dhe Kosovës, duke përfshirë ndjekjen penale të autorëve të sulmit terrorist në Banjska më 2023, me fokus të veçantë mbi Milan Radoiçiq, nënkryetarin e Listës Serbe, i cili ende nuk është ndjekur penalisht.

Sipas raportit, Serbia duhet të përparojë në bazë të rezultateve të matshme dhe të qëndrueshme në çdo kapitull negociues, duke siguruar respektim të plotë të parimeve demokratike dhe të sundimit të ligjit, si dhe duke marrë masa të menjëhershme për përmirësimin e lirisë së medias dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Draft-raporti përfundon duke kërkuar nga autoritetet serbe të ndjekin udhëzimet e Bashkimit Evropian dhe të përmbushin kriteret e nevojshme për të rifilluar progresin drejt anëtarësimit, duke theksuar se mungesa e veprimeve konkrete kërcënon stabilitetin e brendshëm dhe perspektivën evropiane të vendit.

The Geopost

Tags: BE Milan Radoiçiq Serbia

Continue Reading

Previous: Prokuroria sllovene ngrit aktakuzë ndaj kreut të Kishës Ortodokse Serbe
Next: Serbia blen raketa kineze, Kroacia paralajmëron diskutim në NATO

Raporti preliminar i IKKL-së dokumenton 13,227 viktima si pasojë e luftës në Kosovë 6 min read
  • Ballkan

Raporti preliminar i IKKL-së dokumenton 13,227 viktima si pasojë e luftës në Kosovë

The Geopost July 29, 2026
Deputeti serb e quajti Kosovën fqinj, Brnabiq e kundërshton me narrativën zyrtare të Beogradit 2 min read
  • Ballkan

Deputeti serb e quajti Kosovën fqinj, Brnabiq e kundërshton me narrativën zyrtare të Beogradit

The Geopost July 29, 2026
“Krimi në “Panda” nuk u krye nga shqiptarët”, familjet kujtojnë deklaratat e Vuçiqit dhe kërkojnë zbardhjen e rastit 2 min read
  • Ballkan

“Krimi në “Panda” nuk u krye nga shqiptarët”, familjet kujtojnë deklaratat e Vuçiqit dhe kërkojnë zbardhjen e rastit

The Geopost July 29, 2026
Kuvendi Komunal i Nikshiqit rrëzon iniciativën për “tërheqjen e njohjes” së Kosovës 2 min read
  • Ballkan

Kuvendi Komunal i Nikshiqit rrëzon iniciativën për “tërheqjen e njohjes” së Kosovës

The Geopost July 29, 2026
Zhvendosja e OSBE-së nga Beogradi, Wilson: Qëndrimi ndaj Kosovës dhe lidhjet me Rusinë e Iranin 10 min read
  • Ballkan

Zhvendosja e OSBE-së nga Beogradi, Wilson: Qëndrimi ndaj Kosovës dhe lidhjet me Rusinë e Iranin

The Geopost July 29, 2026
Regjimi i Vuçiqit në shënjestër të avokates së viktimave të dhunës policore: “Po hakmerren ndaj meje” 3 min read
  • Ballkan

Regjimi i Vuçiqit në shënjestër të avokates së viktimave të dhunës policore: “Po hakmerren ndaj meje”

The Geopost July 29, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.