Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Krimet e “turizmit të snajperëve” në Sarajevë: Kurti përmend Vuçiqin dhe kërkon hetim ndërkombëtar

The Geopost February 17, 2026 2 min read
Share the news

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar themelimin e një gjykate speciale ndërkombëtare për të hetuar dhe gjykuar krimet e njohura si “turizmi i snajperëve” në Sarajevë, duke deklaruar se në këtë fenomen thuhet të ketë pasur rol edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Deklaratat Kurti i bëri gjatë konferencës së dytë shkencore ndërkombëtare të Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, e cila u mbajt në shenjë të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ai ka theksuar se sipas informacionit që qarkullon, gjatë rrethimit të Sarajevës në fillim të viteve ’90, persona të ndryshëm paguanin shuma parash për të qëlluar me snajper civilë boshnjakë nga kodrat përreth qytetit.

“Shtëpi të verdhë nuk ka, por ka gjithnjë e më shumë informacione dhe fakte se ka pasur ‘Sarajevo safari’, ku rol thuhet të ketë pasur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Për një shumë të hollash, nga kodrat përreth Sarajevës mund të qëlloje boshnjakë civilë me snajper në qytetin e rrethuar. Për të hetuar dhe gjykuar krimet e ‘Sarajevo safari’ do të duhej të angazhohej ndonjë gjykatë speciale ndërkombëtare”, ka thënë Kurti.

Kryeministri shtoi se e ashtuquajtura “shtëpia e verdhë” për trafikim organesh në Shqipëri, sipas tij, nuk ka ekzistuar kurrë dhe e cilësoi atë si pjesë të një narrative hibride kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Shqipërisë.

Duke folur për ish-krerët e UÇK-së që aktualisht po gjykohen në Hagë, Kurti theksoi se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme për liri dhe mbijetesë.

Ai e cilësoi konfliktin si një përgjigje ndaj një regjimi shtypës dhe represioni sistematik ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve të 1990-ës.

Në të njëjtën konferencë, drejtori ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, ka theksuar se ky organizim synon të thellojë dialogun shkencor dhe të zgjerojë perspektivën mbi hulumtimet e krimeve të luftës.

Hetemi tha se përmes konferencave të tilla ofrohen analiza të thelluara dhe qasje ndërdisiplinare për pasojat afatgjata të luftës, duke kontribuar në dokumentimin dhe mirëkuptimin e historisë së konfliktit në rajon.

Konferenca shkencore, sipas organizatorëve, shërben si një platformë për studiues, historianë dhe profesionistë të drejtësisë për të diskutuar dëshmitë, krimet e luftës dhe implikimet e tyre historike dhe ligjore, duke synuar të forcojë njohuritë për proceset e drejtësisë dhe kujtesën historike në rajon.

The Geopost

Tags: Albin Kurti Aleksandar Vuçiq

Continue Reading

Previous: Maqedonci i kundërpërgjigjet gjeneralit serb pas deklaratave për FSK-në
Next: “Drejtësi, jo politikë” për ish-krerët e UÇK-së – marsh në 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

25 vjet pas 11 Shtatorit, Kosova në solidaritet me popullin amerikan 3 min read
  • Ballkan
  • News

25 vjet pas 11 Shtatorit, Kosova në solidaritet me popullin amerikan

The Geopost September 12, 2026
Eksperti gjerman: Serbia mbetet faktori kryesor destabilizues në Ballkan, Vuçiq përdor nacionalizmin për pushtet 6 min read
  • Ballkan

Eksperti gjerman: Serbia mbetet faktori kryesor destabilizues në Ballkan, Vuçiq përdor nacionalizmin për pushtet

The Geopost September 11, 2026
Spiunë kundër popullit: BIA në fushatën zgjedhore si instrument i Vuçiqit 4 min read
  • Ballkan

Spiunë kundër popullit: BIA në fushatën zgjedhore si instrument i Vuçiqit

The Geopost September 11, 2026
Gazeta gjermane FAZ: Durimit të BE-së me Serbinë i erdhi fundi – Vuçiqi nuk duhet të tolerohet më 2 min read
  • Ballkan
  • News

Gazeta gjermane FAZ: Durimit të BE-së me Serbinë i erdhi fundi – Vuçiqi nuk duhet të tolerohet më

The Geopost September 11, 2026
Togeri i Kosovës, Jevtiq, i përcolli BIA-s dokumente dhe plane operative të Policisë 4 min read
  • Ballkan

Togeri i Kosovës, Jevtiq, i përcolli BIA-s dokumente dhe plane operative të Policisë

The Geopost September 10, 2026
Ministri i Jashtëm i Bosnjës u shkruan shteteve të OKB-së të sanksionojnë Serbinë për nderimet shtetërore për Mlladiqin 5 min read
  • Ballkan

Ministri i Jashtëm i Bosnjës u shkruan shteteve të OKB-së të sanksionojnë Serbinë për nderimet shtetërore për Mlladiqin

The Geopost September 10, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.