Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Zaharova përhap narrativë të rreme për “shpalljen e serbëve të huaj” në Kosovë

The Geopost February 5, 2026 2 min read
Share the news

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, ka dezinformuar duke pretenduar se zbatimi e Ligjit për të Huajt në Kosovë i “shpall serbët të huaj” dhe se atyre u “ndalohet qëndrimi më i gjatë se tre ditë”.

Këto pretendime janë përhapur edhe nga portali propagandistik rus Sputnik Srbija, si dhe nga media të tjera pro-regjim në Serbi, të cilat kanë transmetuar deklaratën e saj se gjoja “Kurti po shtyn pastrimin”.

Çfarë ka deklaruar Zaharova?

“Sapo ka filluar tallja me të drejtat e serbëve. Kryeministri Kurti, të cilin Perëndimi e ka përkëdhelur, për të mos thënë e ka prishur duke i lejuar gjithçka, ka paralajmëruar se më 15 mars do të nisë zbatimi i të ashtuquajturit ligj për të huajt, i cili ua ndalon qëndrimin në krahinë më shumë se tri ditë të gjithë atyre që nuk kanë shtetësi ose leje të Kosovës.

Në këtë mënyrë, serbët që jetojnë në territoret e tyre historike, punojnë dhe shkollohen, praktikisht shpallen të huaj”, ka deklaruar Maria Zaharova.

Analizë:

Zaharova dezinformon kur pretendon se Ligji për të Huajt “ndalon qëndrimin më të gjatë se tri ditë” për personat pa shtetësi kosovare.

Në fakt, ligji nuk parasheh ndalim qëndrimi, por vetëm detyrim për regjistrim. Shtetasit e huaj mund të qëndrojnë në Kosovë deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore, pa vizë apo leje të veçantë.

Sipas tekstit zyrtar, ligji rregullon hyrjen, lëvizjen, qëndrimin dhe daljen e të huajve nga territori i Kosovës, ku i huaj konsiderohet çdo person që nuk është shtetas i Republikës së Kosovës.

Po ashtu, Zaharova dezinformon kur pretendon se ligji është i drejtuar kundër serbëve me qëllim që ata të “shpallen të huaj”. Në realitet, ligji zbatohet për të gjitha personat që nuk posedojnë dokumente të Republikës së Kosovës, pavarësisht përkatësisë etnike.

Serbët që jetojnë në Kosovë dhe posedojnë letërnjoftime të Kosovës – gjë e paraparë dhe e dakorduar me Marrëveshjen e Brukselit – nuk përfshihen në këtë ligj.

Ligji gjithashtu fut kategorinë e “migrantëve ditorë” (Neni 3/1.6), për personat që jetojnë në Serbinë qendrore dhe çdo ditë hyjnë në Kosovë për punë ose shkollim.

The Geo Post

Tags: Dezinformimi Kosova Rusia

Continue Reading

Previous: Fakte kundër propagandës: Si Petar Petkoviq manipulon lidhur me marrëveshjen Kosovë–Shqipëri–Kroaci
Next: Lista Serbe dhe Simiq dezinformojnë sërish për Ligjin për të Huajt, ndonëse i njëjti ligj ekziston edhe në Serbi

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit 15 min read
  • Fact Checking
  • Siguri

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit

The Geopost October 22, 2026
Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit 1 min read
  • Ballkan
  • Fact Checking
  • Intervista

Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit

The Geopost October 21, 2026
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit” 4 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit”

The Geopost September 24, 2026
Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

The Geopost September 24, 2026
Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu
2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu

The Geopost September 18, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.