Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • BALKAN DISINFORMATION SUMMIT
  • Fact Checking

Fakte kundër propagandës: Si Petar Petkoviq manipulon lidhur me marrëveshjen Kosovë–Shqipëri–Kroaci

The Geopost February 5, 2026 3 min read
Share the news

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim ushtarak dhe zhvillim të përbashkët të mjetit të blinduar “Shota” ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e cilësoi këtë bashkëpunim si kërcënim për sigurinë rajonale dhe si veprim të drejtuar kundër Serbisë.

Më poshtë paraqitet verifikimi i pretendimeve të tij.

Pretendimi 1

“Bashkëpunimi i Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës është malinj dhe i drejtuar kundër Serbisë.”

Verdikti: E pavërtetë / Manipuluese

Faktet:

Marrëveshja është e natyrës teknike dhe industriale, që ka të bëjë me prodhimin e përbashkët të një mjeti të blinduar.

Serbia ka nënshkruar marrëveshje të ngjashme strategjike për bashkëpunim ushtarak me Hungarinë, e cila është anëtare e NATO-s.

Asnjë dokument zyrtar i marrëveshjes nuk e përmend Serbinë si palë apo objektiv.

Konteksti i munguar:

Petkoviqi e paraqet bashkëpunimin si kërcënim, duke anashkaluar faktin se vetë Serbia zhvillon bashkëpunime identike me vende të NATO-s.

Pretendimi 2

“Përfshirja e Kosovës në iniciativa të sigurisë shkel Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.”

Verdikti: / Jashtë kontekstit

Faktet:

Rezoluta 1244 rregullon praninë ndërkombëtare civile dhe ushtarake (KFOR), jo ndalimin absolut të zhvillimit të kapaciteteve vendore.

SHBA, Gjermania, Britania e Madhe dhe vende të tjera perëndimore e mbështesin transformimin e FSK-së përmes një plani tranzicioni dhjetëvjeçar.

Ky proces zhvillohet në koordinim me NATO-n.

Konteksti i munguar:

Petkoviqi e interpreton Rezolutën 1244 në mënyrë selektive, duke injoruar qëndrimin aktual të bashkësisë ndërkombëtare.

Pretendimi 3

“Serbia është shtet ushtarakisht neutral dhe shtyllë e stabilitetit në rajon.”

Verdikti: E pavërtetë

Faktet:

Serbia është shteti që armatosej më shpejt në Ballkan gjatë viteve të fundit.

Ka blerë sisteme kineze FK-3, dronë luftarakë CH-92 dhe CH-95, si dhe ka kontraktuar avionë luftarakë Rafale nga Franca.

Ushtron bashkëpunime ushtarake intensive edhe me Rusinë dhe Kinën.

Konteksti i munguar:

Pretendimi për “neutralitet” bie ndesh me politikat aktive të militarizimit.

Pretendimi 4

“Bashkëpunimi për mjetin ‘Shota’ është precedent i rrezikshëm dhe shenjë e armiqësisë së hapur.”

Verdikti: Dezinformim

Faktet:

Projekti “Shota” është projekt industrial dhe komercial, me synim furnizimin e ushtrive përkatëse dhe eksportin në tregje të treta.

Ky është projekti i parë i tillë rajonal, i krahasueshëm me iniciativa të ngjashme në BE.

Nuk ka karakter sulmues dhe nuk ndryshon balancat ushtarake në rajon.

Konteksti i munguar:

Petkoviqi e etiketon bashkëpunimin si “armiqësi”, duke injoruar natyrën ekonomike dhe industriale të projektit.

Përfundim

Pretendimet e Petar Petkoviqit për marrëveshjen trilaterale Kosovë–Shqipëri–Kroaci përmbajnë manipulim faktesh, interpretime selektive dhe gjuhë alarmiste, tipike për fushata dezinformuese.

Narrativi i përdorur synon kriminalizimin e bashkëpunimit rajonal të Kosovës, paraqitjen e Serbisë si viktimë si dhe zhvendosjen e vëmendjes nga militarizimi i vetë Serbisë.

Verdikti i përgjithshëm:

Dezinformim me elemente propagande politike.

The Geo Post

Continue Reading

Previous: RT Balkan dezinformon në rastin e dënimit të Lazoviqit për krime lufte
Next: Zaharova përhap narrativë të rreme për “shpalljen e serbëve të huaj” në Kosovë

Si u shndërrua vizita e Presidentit të Shqipërisë në Preshevë dhe Bujanoc në narrativë për “pushtim” dhe “Shqipëri të Madhe” 6 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Si u shndërrua vizita e Presidentit të Shqipërisë në Preshevë dhe Bujanoc në narrativë për “pushtim” dhe “Shqipëri të Madhe”

The Geopost July 11, 2026
Dezinformatë në TikTok: Video i manipuluar nga viti 2022 u përdor për pretendimin se “ushtarët izraelitë po vijnë në Kosovë” 2 min read
  • Fact Checking
  • News

Dezinformatë në TikTok: Video i manipuluar nga viti 2022 u përdor për pretendimin se “ushtarët izraelitë po vijnë në Kosovë”

The Geopost July 7, 2026
Si dezinformon Sputnik për praninë e NATO-s në Kosovë 4 min read
  • Fact Checking

Si dezinformon Sputnik për praninë e NATO-s në Kosovë

The Geopost June 19, 2026
MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë

The Geopost June 3, 2026
RT Balkan dezinformon për serbët në Kosovë përmes narrativës propagandistike për barrikadat 3 min read
  • Fact Checking
  • News

RT Balkan dezinformon për serbët në Kosovë përmes narrativës propagandistike për barrikadat

The Geopost May 19, 2026
RT Ballkan dezinformon për FSK-në dhe armatosjen e Kosovës 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

RT Ballkan dezinformon për FSK-në dhe armatosjen e Kosovës

The Geopost May 18, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.