Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

RT Balkan dezinformon në rastin e dënimit të Lazoviqit për krime lufte

The Geopost February 4, 2026 2 min read
Share the news

Portali RT Balkan, pjesë e propagandës së rrjetit shtetëror rus, pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në kuadër të sistemit juridik të Kosovës, për ta dënuar Srdan Lazoviqin me 12 vjet e gjysmë burg për krime lufte, ka dezinformuar duke e quajtur këtë vendim “vazhdim të torturës së Prishtinës”.

Sipas raportimit të RT Balkan:

“Vazhdon tortura e Prishtinës: Serbit 12 vjet burg, ‘një nishan që shëtit’ si provë kyçe. Asnjë nga dëshmitarët në gjykim nuk ka mundur ta identifikojë Srđan Lazoviqin si pjesëmarrës në krimin e supozuar të vitit 1998, por kjo nuk e ka interesuar gjykatën”, shkruan RT Balkan.

Analizë:

RT Balkan dezinformon duke pretenduar se vendimi gjyqësor është marrë vetëm mbi bazën e një prove të vetme – nishanit – të cilin e quan “qesharak”.

Në realitet, identifikimi është bërë përmes analizës forenzike të fotografive nga viti 1998. Përveç karakteristikave fizike, gjykata ka marrë parasysh edhe dëshmitë e të mbijetuarve, të cilët kanë përshkruar rolin e të akuzuarit në torturimin e civilëve në shkollën e fshatit Panorc.

RT Balkan gjithashtu dezinformon kur pretendon se dëshmitarët nuk e kanë identifikuar Lazoviqin. Sipas raportimeve nga gjykimi, dëshmitarët kanë dhënë deklarata para prokurorisë dhe gjykatës lidhur me ngjarjet.

Mbrojtja ka tentuar ta kontestojë identifikimin për shkak të kalimit të kohës (26 vjet), por RT Balkan e keqpërdor këtë argument si “provë” të pafajësisë, duke injoruar provat materiale dhe dëshmitë e tjera.

Po ashtu, RT Balkan dezinformon kur përdor shprehjen “vazhdon tortura e Prishtinës”, pasi drejtësia për krimet e luftës nuk zbatohet vetëm ndaj serbëve, por edhe ndaj shqiptarëve dhe të dyshuarve të tjerë – fakt që nuk përmendet në mediat propagandistike serbe dhe ruse.

Në realitet, gjykimi ndaj Lazoviqit ka qenë i hapur për publikun, me praninë e mbrojtësve që i ka zgjedhur vetë i akuzuari dhe nën monitorimin e organizatave ndërkombëtare.

Në mediat ndërkombëtare dhe në Kosovë, askund nuk pretendohet se dëshmitarët nuk e kanë identifikuar të akuzuarin.

The Geo Post

Tags: Dezinformimi RT Ballkan Rusia Serbia

Continue Reading

Previous: Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë shpërndan dezinformata rreth Kosovës
Next: Fakte kundër propagandës: Si Petar Petkoviq manipulon lidhur me marrëveshjen Kosovë–Shqipëri–Kroaci

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit 15 min read
  • Fact Checking
  • Siguri

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit

The Geopost October 22, 2026
Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit 1 min read
  • Ballkan
  • Fact Checking
  • Intervista

Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit

The Geopost October 21, 2026
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit” 4 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit”

The Geopost September 24, 2026
Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

The Geopost September 24, 2026
Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu
2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu

The Geopost September 18, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.