Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Rutte: Duhet ta mbrojmë Arktikun nga ndikimi rus dhe kinez

The Geopost January 22, 2026 2 min read
Share the news

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi më 21 janar se mënyra e vetme për zgjidhjen e krizës rreth Grenlandës është “diplomacia e matur”, duke shtuar se po punon “në prapaskenë” për këtë çështje.

Kreu i aleancës ushtarake perëndimore, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, refuzoi të komentojë lidhur me synimet e presidentit amerikan, Donald Trump, për ta marrë nën kontroll këtë ishull, duke theksuar se diplomacia është më e rëndësishme sesa deklaratat publike.

“Ju siguroj se për këtë çështje po punoj në prapaskenë”, tha shefi i NATO-s gjatë një paneli në Davos.

Ai përsëriti se nuk do të prononcohet publikisht, pasi, sipas tij, “e vetmja mënyrë për ta zgjidhur krizën është diplomacia e menduar mirë”.

Rutte është udhëheqësi i vetëm që deri më tani ka konfirmuar se do të takohet me Trumpin në margjinat e forumit në Davos të Zvicrës.

Duke folur në panel, Rutte theksoi se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj aleancës, por shtoi se Amerikës i duhet “një Evropë e sigurt dhe një Arktik i sigurt”.

Ai theksoi se, sa i përket Arktikut, pajtohet me presidentin amerikan.

“Duhet ta mbrojmë Arktikun nga ndikimi rus dhe kinez”, tha Mark Rutte.

Ai po ashtu kërkoi që Evropa dhe SHBA-ja që mospajtimet për Grenlandën t’i shpërqendrojnë nga lufta në Ukrainë, që Rusia e nisi afër katër vjet më parë.

“Përqendrimi në Ukrainë duhet të jetë prioriteti ynë kryesor, është thelbësor për sigurinë evropiane dhe të SHBA-së”, u shpreh ai.

Trump më herët ka argumentuar se SHBA-së i duhet Grenlanda për të garantuar sigurinë kombëtare amerikane kundër rivalëve të Uashingtonit, Rusisë dhe Kinës.

Grenlanda, territor i Danimarkës me rreth 57.000 banorë, nuk është anëtare e pavarur e NATO-s, por mbulohet nga anëtarësimi i Danimarkës në këtë aleancë ushtarake.

Një përpjekje për marrjen nën kontroll të Grenlandës do të përbënte rastin e parë në historinë e NATO-s që një aleat të cenojë territorin e një shteti tjetër anëtar të aleancës.

Tags: Grenlanda Kina Mark Rutte NATO Rusia SHBA

Continue Reading

Previous: Si po zhvillon Rusia një fushatë të heshtur sabotimi në Evropë
Next: Marrëveshje për Ukrainën, takimi Trump – Zelensky në Davos

Izraeli miraton marrëveshjen për blerjen e aeroplanëve luftarakë nga SHBA-ja 2 min read
  • Botë
  • News

Izraeli miraton marrëveshjen për blerjen e aeroplanëve luftarakë nga SHBA-ja

The Geopost May 3, 2026
Finlanda thotë se dyshohet se një dron shkeli hapësirën e saj ajrore 1 min read
  • Botë
  • News

Finlanda thotë se dyshohet se një dron shkeli hapësirën e saj ajrore

The Geopost May 3, 2026
Trump hedh dyshime mbi propozimin e ri të paqes të Iranit 2 min read
  • Botë
  • News

Trump hedh dyshime mbi propozimin e ri të paqes të Iranit

The Geopost May 3, 2026
Forcat e NATO-s nisin stërvitjet në shkallë të gjerë ‘Amber Shock 26’ në Poloni 2 min read
  • Botë
  • News

Forcat e NATO-s nisin stërvitjet në shkallë të gjerë ‘Amber Shock 26’ në Poloni

The Geopost May 3, 2026
A do të zhvillohet samiti i NATO-s në vitin 2028? 2 min read
  • Botë
  • News

A do të zhvillohet samiti i NATO-s në vitin 2028?

The Geopost May 3, 2026
Lufta me dronë në Ukrainë ka rishkruar tashmë të ardhmen e NATO-s 18 min read
  • Botë
  • News

Lufta me dronë në Ukrainë ka rishkruar tashmë të ardhmen e NATO-s

The Geopost May 3, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.