Këshilltari i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, Milosh Vuçeviq, ka shtrembëruar të vërtetën duke thënë se gjoja kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, po “kërcënon me armë” dhe se “po përpiqet të përshkallëzojë konfliktin dhe të ndezë rajonin e Ballkanit Perëndimor”.
Çka tha Vuçeviq:
“Formimi i aleancave ushtarake që synojnë Serbinë të kujton atë që u bë në vitet 1990, dhe kur gjithçka shihet nga një perspektivë historike, është e qartë se çfarë po përgatitet dhe se po bëhet kundër popullit serb. Dhe Albin Kurti është flamurtari i politikave të tilla gjenocidale kundër popullit serb, dhe jo vetëm që nuk e fsheh, por madje mburret me të”, shkroi Vuçeviq në rrjetin social “X”, lidhur me njoftimin e Kurtit se do të krijohet një njësi e përbashkët ushtarake e FSK-së me Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
https://x.com/milos_vucevic/status/1965075627230318677
“Dhe përsëri kemi heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare, para syve dhe veshëve të së cilës Kurti shpall një festë të re lufte. Dhe përsëri kemi të ashtuquajturat autoritete të Prishtines që shkelin rëndë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha tutje ai.
Ky pretendim i Vuçeviqit u publikua nga portali Kosovo Online.
Analiza:
Deklarata të tilla me qëllim keqinformimin e qytetarëve përmes keqinterpretimit të deklaratave të Kurtit, tegojnë edhe njëherë pretendimet qëllimkëqija të Serbisë karshi Kosovës.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha të dielën se “do ta krijojmë njësinë ushtarake të përbashkët me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.” Në këtë fjali nuk ka kërcënim, as gjuhë luftarake. Ai në asnjë moment nuk kërcënoi e as nuk shfaqi pretendime për destabilizim të rajonit.
Kurti foli për bashkëpunim ushtarak me Shqipërinë, që është praktikë normale mes shteteve partnere, por Vuçeviq e paraqiti si kërcënim.
Si përfundim, deklaratat e Vuçeviqit përbëjnë manipulim të qartë të fakteve, pasi nuk ka asnjë fakt që argumenton ptetendimet e tij. Kurti nuk ka bërë thirrje për dhunë apo luftë, por vetëm ka njoftuar për një formë të bashkëpunimit ushtarak mes dy shteteve fqinje.
Madje, intensifikimi i bashkëpunimit Kosovë – Shqipëri në fushën e mbrojtjes konsiderohet si garanci për stabilitet.
Ndryshe, nuk është hera e parë që zyrtarë serbë manipulojnë faktet. Përmes pretendimeve të tilla, Vuçeviq përpiqet ta paraqesë Kosovën si palë destabilizuese, për të fituar simpati ose neutralitet nga fuqitë e mëdha.
Serbia po e përdorë këtë retorikë për të devijuar vëmendjen nga problemet e brendshme, ku po zhvillohen protesta të shumta kundër regjimit të Alaksandar Vuçiqit./The Geopost/

MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë
RT Balkan dezinformon për serbët në Kosovë përmes narrativës propagandistike për barrikadat
RT Ballkan dezinformon për FSK-në dhe armatosjen e Kosovës
Clickbait në titullin e RT Balkan: Shkrimi i grafiteve paraqitet si “maltretim”, ndonëse nuk ka hetim për autorin
Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë
Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”