Informacioni për konfirmimin e mandatit për ambasador të SHBA-së në Kosovë është publikuar në llogarinë zyrtare në Twitter të Demokratëve të Senatit të Shteteve të Bashkuara te Amerikës.
“Konfirmohet: Jeffrey M. Howiener është zgjedhur me aklamacion në Senat si ambasador në Republikën e Kosovës”, thuhet në deklaratë.
Emërimi i Howiener, si dhe i disa ambasadorëve të tjerë të propozuar, përfshirë ambasadorin në Serbi Christopher Hill, u bllokua tre javë më parë në Senat me iniciativën e senatorit Ted Cruz.
CONFIRMED: Jeffrey M. Hovenier to be Ambassador to the Republic of Kosovo.
By voice vote.
— U.S. Senate Democrats Floor Updates (@DSenFloor) November 19, 2021
Kruz bllokoi zgjedhjen e rreth njëzet ambasadorëve, të propozuar nga administrata e Presidentit Joseph Biden.
Hovenier është një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan që ka qenë pjesë e stafit të të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës. Në Uashington ai ka kryer detyrën e Drejtorit për Çështjet të Evropës Qendrore dhe Juglindore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në Byronë e Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për NATO-n dhe Çështjet e Evropës Qendrore.

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ruse si mjet militarizimi
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999