Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Brnabiq dezinformon për situatën në Kosovë: Kurti dëshiron të nisë luftë

The Geopost September 14, 2024 2 min read
Share the news

 

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, ka dezinformuar për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se dëshiron luftë me Serbinë. Ajo gjithashtu ka vazhduar edhe dezinformatat që zyrtarët serbë po i bëjnë se në Kosovë po “ndodh spastrim etnik” kundër serbëve.

Çka deklaroi Bërnabiq?

“Situata në Kosovë është më e rënda deri më tani, sepse me sa duket, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dëshiron të pastrojë etnikisht serbët dhe të provokojë një konflikt me Beogradin. Kjo sepse më duket se Kurti nuk ka zgjidhje apo rrugëdalje tjetër nga politika e tij, përveçse të provokojë konflikt të armatosur, pra luftë me Beogradin, prandaj është më arroganti dhe më i pamaturi deri më tani sepse ai është plotësisht i shtyrë pas murit dhe kjo është mënyra e vetme për të dalë. Është në interesin tonë që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të përpiqet të ruajë paqen”.

Analiza:

Kryetarja e Kuvendit serb dezinformon për kryeministrin Albin Kurti se dëshiron luftë me Serbinë. Kjo nuk qëndron meqë edhe Kurti edhe vetë shteti i Kosovës kërkon të bëjë paqe me Serbinëdhe për këtë është i angazhuar në dialogun në Bruksel për arritjen e një marrëveshjeje për normalizim raportesh. Në fakt ka qenë vetë Serbia e cila ka refuzuar të nënshkruajë njëmarrëveshje që u arrit në Ohër e cila çon drejt një paqeje të qëndrueshme mes dy vendeve.

Derisa për Kurtin dezinformon, Bërnabiq për presidentin serb Vuçiq thotë se po e ruan paqen kur në fakt është krejt e kundërta. Vuçiq vazhdon të ndjekë narrativën nacionaliste të viteve të 90-ta kundrejt fqinjëve të tij dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor është burimi i destabilitetit.

Në vend të zbatimit të kësaj marrëveshje, Serbia u angazhua që të nxisë trazira në Kosovë përmes strukturave ilegale që i dirigjon nga Beogradi. Nga këto trazira dhjetëra ushtarë të KFOR-it mbetën të lënduar, disa të gjymtë, pasi u sulmuan nga këto grupe serbe në veri të Kosovës. Ndërsa grupi terrorist në krye me Milan Radojiçiqin kryen sulm terrorist në Banjskë. Gjithashtu Serbia shpesh ka ngritur në gatishmëri ushtrinë në kufi me Kosovën si pjesë e provokimeve të saj për konflikte.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Lavrov dhe Zakharova dezinformojnë për gjoja persekutimin e serbëve në Kosovë
Next: Kosova, cak i dezinformatave serbo-ruse gjatë javës që lamë pas

MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë

The Geopost June 3, 2026
RT Balkan dezinformon për serbët në Kosovë përmes narrativës propagandistike për barrikadat 3 min read
  • Fact Checking
  • News

RT Balkan dezinformon për serbët në Kosovë përmes narrativës propagandistike për barrikadat

The Geopost May 19, 2026
RT Ballkan dezinformon për FSK-në dhe armatosjen e Kosovës 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

RT Ballkan dezinformon për FSK-në dhe armatosjen e Kosovës

The Geopost May 18, 2026
Clickbait në titullin e RT Balkan: Shkrimi i grafiteve paraqitet si “maltretim”, ndonëse nuk ka hetim për autorin 2 min read
  • Fact Checking

Clickbait në titullin e RT Balkan: Shkrimi i grafiteve paraqitet si “maltretim”, ndonëse nuk ka hetim për autorin

The Geopost April 30, 2026
Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë 2 min read
  • Fact Checking

Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë

The Geopost April 24, 2026
Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve” 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”

The Geopost April 2, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.