Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Zakharova dezinformon për Perëndimin: Po sponsorizon terrorizmin

The Geopost August 29, 2024 2 min read
Share the news
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka dezinformuar se gjoja Perëndimi po “sponsorizon terrorizmin”.
Zakharova tha: 
“Me njoftimet se Ukraina ka mundësinë të synojë rajonin e Kurskut me armë perëndimore, Perëndimi justifikon krimet e Kievit.
Të gjitha këto njoftime të (kreut të diplomacisë evropiane Josep) Borell dhe zëdhënësit të Pentagonit nuk janë gjë tjetër veçse justifikim dhe inkurajim i regjimit të Kievit.  Është sponsorizimi më famëkeq i terrorizmit.
Mercenarët e huaj po marrin pjesë në mënyrë aktive në sulmin në rajonin e Kurskut, si dhe nuk kujdesen fare për jetën e popullatës vendase, përfshirë fëmijët”, tha Zakharova.
Analiza: 
Vendet perëndimore po ndihmojnë Ukrainën të mbrojë qytetarët e saj dhe të sigurojë paqen dhe stabilitetin në rajon. Kjo ndihmë është një përgjigje ndaj veprimeve agresive pushtuese të Rusisë, e cila aneksoi ilegalisht Krimenë në vitin 2014 dhe mbështeti grupet e armatosura në Ukrainën lindore. Mbështetja perëndimore për Ukrainën i lejon popullatës të mbrohet nga sulmet e mëtejshme dhe të shpëtojë jetën e civilëve të pafajshëm nga agresioni rus.
Rusia përdor retorikën e “terrorizmit” për të larguar vëmendjen nga veprimet e saj agresive.  Në realitet, forcat ukrainase po luftojnë për të mbrojtur shtëpitë dhe familjet e tyre, ndërsa mbështetja perëndimore është e përqendruar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.  Pretendimet e Rusisë për përdorimin e mercenarëve dhe civilëve të huaj si “mburoja njerëzore” janë vetëm një përpjekje tjetër për të manipuluar opinionin publik dhe për të justifikuar agresionin e saj.
Mbështetja perëndimore për Ukrainën nuk synon përshkallëzimin e konfliktit, por mbrojtjen e civilëve nga sulmet brutale.
Mediat perëndimore raportojnë nga terreni për të dhënë informacion të vërtetë dhe objektiv, duke mos lejuar që shkeljet e të drejtave të njeriut të mbulohen apo harrohen./G.Venhari- The Geopost/

Continue Reading

Previous: Patrushev dezinformon: Shërbimet e huaja të inteligjencës po planifikojnë sulme terroriste në Rusi
Next: Lavrov dezinformon për Perëndimin: Nuk duan të shmangin përshkallëzim, duan luftë

Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë 2 min read
  • Fact Checking

Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë

The Geopost April 24, 2026
Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve” 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”

The Geopost April 2, 2026
Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë

The Geopost March 28, 2026
MPJ e Rusisë shpërndan dezinformata për intervenimin e NATO-s në vitin 1999 2 min read
  • Fact Checking
  • News

MPJ e Rusisë shpërndan dezinformata për intervenimin e NATO-s në vitin 1999

The Geopost March 26, 2026
Propagandë nga Moska: Volodin fajëson SHBA-në dhe BE-në për luftën në Ukrainë 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Propagandë nga Moska: Volodin fajëson SHBA-në dhe BE-në për luftën në Ukrainë

The Geopost March 19, 2026
Narrativë propagandistike nga Moska: Zaharova sërish dezinformon për Kosovën 3 min read
  • Fact Checking
  • News

Narrativë propagandistike nga Moska: Zaharova sërish dezinformon për Kosovën

The Geopost March 14, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.