Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Mediat serbe dezinformojnë me deklaratat e ministrave serbë me qëllim të mbjelljes së urrejtjes mes Kosovës e Serbisë

The Geopost August 22, 2024 2 min read
Share the news

Në valën e fundit të propagandës dhe përhapjes së dezinformatave, autoritetet dhe mediat serbe po krijojnë edhe një herë urrejtje dhe frikë ndaj shqiptarëve, me qëllim të ngritjes së tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës.  Këtë herë në shënjestër të fushatës së tyre është Denis Krasniqi, i riu nga Kosova i cili jeton në Zvicër, i cili është person me nevoja të veçanta dhe 90% invalid.

Ishin ministrat serb, Ivica Daçiq dhe Marko Gjuriq që deklaruan se personi në fjalë ka kërcënuar ambasadat serbe në dy shtete evropiane, për tu pasuar më pas në media nën tituj të ndryshëm dezinformues.

“Ambasadat serbe në shënjestër të Shiptarit (shqiptarët)”, “Synimet e varura në ambasada”, “Terroristi i Kurtit: Për 24 orë do të hedhim një bombë”, Shiptarët (shqiptarët) synojnë ambasadën serbe në Evropë”, ishin disa nga këta tituj propagandues e dezinformues.

 Gjuriq ka thënë:
“Të paktën një autor i këtyre kërcënimeve është identifikuar. Thjesht e dini se si e bëjnë këtë, është një skenar që është parë tashmë në vitet tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë. Ata zgjedhin një person që, për shembull, ka një histori me probleme mendore. pastaj e shtyjnë që ai person të shmangë përgjegjësinë ligjore dhe dorën e ligjit, dhe grupet e organizuara që veprojnë me motivim politik shpesh fshihen në sfond”.


 Daçiq tha:

“Në lidhje me mesazhet kërcënuese të marra me email nga Aeroporti i Beogradit, ambasadat dhe konsullatat tona në Austri dhe Gjermani, si dhe Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë informacion zyrtar nga Gjermania dhe Zvicra se personi në fjalë është Denis Krasniqi (26), nga Zvicra, prindërit e të cilit janë nga Kosova. Personi aktualisht ndodhet në Kosovë dhe është lëshuar urdhër që menjëherë pas kthimit në Zvicër të paraqitet në polici”.

 Analiza:

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, dhe ai i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, hodhën akuza se Denis Krasniqi dyshohet se po planifikonte sulme terroriste si pjesëtar i një “organizate shqiptare”.  Këto pretendime u përhapën shpejt nëpër mediat serbe, të udhëhequra nga kanalet e regjimit, me tituj sensacionalistë që deklaronin se gjoja ky kërcënim ishte pjesë e një plani më të gjerë terrorist kundër Serbisë.

Sipas informacioneve nga familja, Krasniqi ka probleme mendore dhe nuk është i lidhur me ndonjë aktivitet terrorist.

Ndërkohë që mediat në Serbi bëjnë pretendime dramatike për sulme të organizuara terroriste të sponsorizuara nga Kosova, e vërteta është se ato në fakt po punojnë për të ngritur tensionet dhe për të larguar vëmendjen nga problemet politike dhe pakënaqësia në Serbi./G.Venhari-The Geopost/

Continue Reading

Previous: Zakharova dezinformon: Mediat perëndimore në luftë hibride kundër Rusisë
Next: Portali serb “Kosovo Online” dezinformon për Kosovën, e paraqet si shtet të drogës

Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit” 4 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit”

The Geopost September 24, 2026
Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

The Geopost September 24, 2026
Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu
2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu

The Geopost September 18, 2026
Propaganda nga Moska: Si i përdorën mediat ruse aktgjykimet e Hagës ndaj drejtuesve të UÇK-së për sulm ndaj Perëndimit 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Propaganda nga Moska: Si i përdorën mediat ruse aktgjykimet e Hagës ndaj drejtuesve të UÇK-së për sulm ndaj Perëndimit

The Geopost September 17, 2026
Si e deformuan mediat serbe protestën në Prishtinë 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Si e deformuan mediat serbe protestën në Prishtinë

The Geopost September 17, 2026
Makineria mediatike e regjimit të Vuçiqit dhe ato ruse e shndërrojnë kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mlladiqin, në “hero” 8 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Makineria mediatike e regjimit të Vuçiqit dhe ato ruse e shndërrojnë kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mlladiqin, në “hero”

The Geopost August 29, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.