Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Zakharova dezinformon për sulmin në spitalin e fëmijëve në Kiev: Ndodhi nga mbrojtja ajrore e Ukrainës

The Geopost July 10, 2024 2 min read
Share the news

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka dezinformuar se sulmi në spitalin më të madh të fëmijëve në Kiev është shkaktuar nga mbrojtja ajrore e Ukrainës. Ekipet e shpëtimit kanë vazhduar kërkimet edhe të martën në rrënojat e spitalit më të madh të fëmijëve në Ukrainë për më shumë të vdekur dhe të plagosur, një ditë pasi autoritetet ukrainase thanë se një raketë ruse rrafshoi një krah të objektit duke vrarë të paktën 42 njerëz në të gjithë vendin.

Çfarë deklaroi Zakharova?

“Në lidhje me sulmin në spital edhe një herë, siç ka ndodhur shumë herë me mbrojtjen ajrore të Ukrainës, raketat e saj dolën nga kursi dhe goditën ndërtesat e banimit dhe institucionet publike. Kështu ndodhi edhe këtë herë. Është konfirmuar tashmë, duke përfshirë edhe dëshmitarë të shumtë, se një nga raketat e sistemit të mbrojtjes ajrore perëndimore NASAMS ra në një ndërtesë në territorin e Spitalit të Fëmijëve Okhmatdyt në Kiev. Rusia përdor armë precize që goditën objektivat e saj në përgjigje të përpjekjeve të ushtrisë ukrainase për të goditur ndërmarrjet e kompleksit ekonomik rus”, tha Zakharova.

Analiza:

Një spital për fëmijë në Kiev është goditur pasi Rusia nisi një valë sulmesh me raketa kundër qyteteve në të gjithë Ukrainën. Dy persona vdiqën kur Spitali i Fëmijëve Ohmatdyt – objekti më i madh i pediatrisë në Ukrainë – pësoi dëme të mëdha gjatë shpërthimit, ndërkaq 42 njerëz vdiqën në të gjithë vendin nga sulmet ruse.

Ukraina ka konfirmuar se kishte gjetur mbetje të një rakete lundrimi ruse në spital, duke hedhur poshtë pretendimet ruse.

Këtë deklarim të Ukrainës e ka mbështetur edhe një vlerësim i OKB-së që tha se ka shumë gjasa që sulmi në spital të jetë shkaktuar nga një goditje e drejtpërdrejtë nga një raketë ruse.

“Analiza e pamjeve dhe një vlerësim i bërë në vendin e incidentit tregon një probabilitet të lartë që spitali i fëmijëve të ketë pësuar një goditje të drejtpërdrejtë në vend që të dëmtohet për shkak të një sistemi armësh”, tha kreu i misionit të OKB-së për monitorimin e të drejtave të njeriut.

Ndërtesa e goditur e spitalit shërbente për të kryer dializë për fëmijët me dështim të veshkave ose intoksikim akut.

Hetuesit e Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë vizituan spitalin të martën për të mbledhur prova për akuza të mundshme për krime lufte, tha gjykata. Spitalet, së bashku me vendet e tjera civile, mbrohen sipas ligjit ndërkombëtar humanitar./TheGeopost/

 

Continue Reading

Previous: Top dezinformatat ruso-serbe gjatë javës që lamë pas
Next: Edhe ambasadori rus në Uashington dezinformoi për sulmin me raketa në spitalin e Kievit

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit 15 min read
  • Fact Checking
  • Siguri

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit

The Geopost October 22, 2026
Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit 1 min read
  • Ballkan
  • Fact Checking
  • Intervista

Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit

The Geopost October 21, 2026
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit” 4 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit”

The Geopost September 24, 2026
Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

The Geopost September 24, 2026
Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu
2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu

The Geopost September 18, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.