Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka demantuar në një përgjigje për The Geopost deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq se gjoja “dronët bajraktarë kanë vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe. Nga ky dikaster thuhet se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk koordinon operime me dronë jashtë kufijve të vendit.
Në një përgjigje me shkrim për The Geopost, Ministria e Mbrojtjes thekson se qëllimi i kapaciteteve të saj është mbështetja e operacioneve brenda territorit të Kosovës.
“Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të saj ka njësinë e Sistemeve Ajrore pa Pilot. Kjo njësi është e dizajnuar për të operuar me Fluturaket Pa Pilot dhe normalisht realizon operime edhe me dronët TB2.
“Nuk qëndron lajmi që ne operojmë apo koordinojmë me ndokënd operime jashtë kufijve të Kosovës. Qëllimi i kapaciteteve tona ajrore është mbështetja e operacioneve brenda territorit të Kosovës”, deklaron Ministria e Mbrojtjes për The Geopost.

E deklaratat dezinformuese të Vuçiqit sot kanë gjetur hapësirë në RT Balkan, në vazhdën e mbështetjes së propagandës ruso-serbe./G. Venhari-The Geopost/

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit
Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit”
Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së
Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu