Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Vuçiq dezinformon: Dronët nga Gjakova vëzhguan pozicionet e ushtrisë serbe

The Geopost July 4, 2024 3 min read
Share the news
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka dezinformuar të mërkurën se Kosova përmes dronëve bajraktarë, ka vëzhguar nga Gjakova pozicionet e ushtrisë së Serbisë. Ai madje ka përmendur edhe avionët suedezo-gjermanë, për të cilët k thënë se  “janë parë duke fotografuar nga territore të tjera që nuk janë nën kontrollin e ushtrisë serbe, por duke fotografuar për shkak të pranisë së forcave serbe të sigurisë.”
Çfarë tha Vuçiq:
Vuçiq tha se Serbia do të duhet të ndryshojë shumë nga zakonet e saj dhe të investojë më shumë në gatishmërinë ushtarake:
“Pajisjet dhe armatimet e ushtrisë serbe po modernizohen, nuk jemi të kënaqur me numrin e njerëzve, sidomos në veri të Serbisë, në Beograd dhe Vojvodinë. Kemi shumë sfida, dhe forca të mëdha janë të grumbulluara në rajon për arsye të ndryshme.
Ajo që kemi vërejtur është se veprimet e avionëve me pilot dhe avionëve pa pilot dhe dronëve në mjedis me qëllime zbuluese drejt Serbisë, pa kaluar kufirin e Serbisë, janë shtuar nga të gjitha drejtimet në drejtim të Serbisë. Kemi parë “bajraktarë” shqiptarë që ngrihen nga Gjakova për të vëzhguar pozicionet e ushtrisë serbe, dhe avionë suedezo-gjermanë duke fotografuar nga territore të tjera që nuk janë nën kontrollin e ushtrisë serbe, por duke fotografuar për shkak të pranisë së forcave serbe të sigurisë. Ne do të vazhdojmë të përshpejtojmë dhe do të duhet të ndryshojmë zakonet tona, të punojmë më shumë dhe më mirë, të jemi më të qartë në mesazhin tonë për frenimin e një agresioni të mundshëm. Ne do të duhet të rrisim fuqinë punëtore në ushtri, por jo në poste sekretarie, por ata që mund të mbajnë pushkë dhe të ndihmojnë vendin.”
Analiza:
Presidenti serb i përdor akuzat ndaj vendeve fqinje si pjesë të strategjisë së tij më të gjerë propagandistike, ndërkohë që mashtron opinionin serb se gjoja çelësi i paqes është krijimi i një ushtrie serbe gjithnjë e më të fortë.
Për pretendimet e tij, Vuçiq nuk dha asnjë provë. Ai dezinformoi për dronët bajraktarë dhe për avionët serbo-gjermanë me qëllim që të rrisë tensionet dhe për të justifikuar aktvitetet ushtarake të vendit të tij.
Vuçiq po investon nënushtri në kurriz të sektorëve të tjerë jetikë si shëndetësia dhe arsimi.
Akuzat dhe retorika e Vuçiqit për armët ushtarake kanë për qëllim të largojnë vëmendjen nga çështjet aktuale në Serbi dhe të nxisin frikën në rajon. Ai po ashtu synon të krijojë një klimë frike dhe mosbesimi ndaj Perëndimit. Deklaratat e tilla, të cilat e paraqesin Serbinë  si viktimë të komploteve ndërkombëtare, synojnë edhe krijimin e unitetit në mesin e serbëve.
Rritja e armatimeve nuk mund të nënkuptojë në asnjë mënyrë paqe, por politikë e kundërt./G.Venhari-The Geopost/

Continue Reading

Previous: Ish-gjenerali serb dezinformon mbi bazat e NATO-s
Next: Ministria e Mbrojtjes i përgjigjet dezinformatës së Vuçiqit: Nuk koordinojmë operime me dronë jashtë kufijve të Kosovës

Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu
2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu

The Geopost September 18, 2026
Propaganda nga Moska: Si i përdorën mediat ruse aktgjykimet e Hagës ndaj drejtuesve të UÇK-së për sulm ndaj Perëndimit 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Propaganda nga Moska: Si i përdorën mediat ruse aktgjykimet e Hagës ndaj drejtuesve të UÇK-së për sulm ndaj Perëndimit

The Geopost September 17, 2026
Si e deformuan mediat serbe protestën në Prishtinë 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Si e deformuan mediat serbe protestën në Prishtinë

The Geopost September 17, 2026
Makineria mediatike e regjimit të Vuçiqit dhe ato ruse e shndërrojnë kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mlladiqin, në “hero” 8 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Makineria mediatike e regjimit të Vuçiqit dhe ato ruse e shndërrojnë kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mlladiqin, në “hero”

The Geopost August 29, 2026
Portali Borba promovon narrativën e Beogradit, bën propagandë me numrin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Portali Borba promovon narrativën e Beogradit, bën propagandë me numrin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës

The Geopost August 28, 2026
Kosova sërish në propagandën e Moskës – Medvedev përmend njohjen e Kosovës dhe kërcënon Perendimin për “pasoja” 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking
  • News

Kosova sërish në propagandën e Moskës – Medvedev përmend njohjen e Kosovës dhe kërcënon Perendimin për “pasoja”

The Geopost August 26, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.