Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Ish-gjenerali serb dezinformon mbi bazat e NATO-s

The Geopost July 3, 2024 2 min read
Share the news
Gjenerali në pension, Milorad Stupar, themelues dhe komandant i parë i Brigadës së 72-të të Operacioneve Speciale të Serbisë, dezinformon se gjoja “kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me mbështetjen e heshtur të Perëndimit, po persekuton serbët” dhe se “ai është i lidhur drejtpërdrejt, me ndërtimin e bazave të NATO-s rreth Serbisë.”
Çfarë tha Stupar:
“Duke parë situatën nga pozicioni i Serbisë si një vend ushtarakisht neutral, është e qartë se pozicioni ynë gjeostrategjik përndryshe i vështirë po përkeqësohet me ndërtimin intensiv të bazave të NATO-s në Shqipëri, Bullgari dhe Rumani. Ato nuk janë bërë për ne, por për Rusinë, por në rast të ndonjë përshkallëzimi në Kosovë, sigurisht që do të angazhoheshin kundër vendit tonë, prandaj qeveria Kurti po provokon vazhdimisht konflikte në krahinën jugore me shpresën se NATO do të kthehet sërish kundër Beogradit.”
Analiza:
Deklaratat e ish-gjeneralit serb, Milorad Stupar janë pjesë e një narrative më të gjerë që synon ta portretizojë Serbinë si viktimë të komploteve ndërkombëtare, duke injoruar sfidat dhe problemet reale. Propaganda përgjegjëse për pretendime të tilla është ajo që synon të promovojë NATO-n si një kërcënim dhe burim destabiliteti për Serbinë, pavarësisht faktit se roli i NATO-s në rajon është kryesisht ai i stabilizimit dhe mbrojtjes.
Bazat e NATO-s në Shqipëri, Bullgari dhe Rumani nuk synojnë Serbinë, siç thotë Stupar, por janë pjesë e një strategjie të përgjithshme për të kundërshtuar kërcënimet e mundshme që vijnë nga Rusia. Ato janë rezultat i një marrëveshjeje midis shteteve të pavarura anëtare të NATO-s për të përmirësuar aftësitë mbrojtëse të Aleancës në përputhje me rregullat e së drejtës ndërkombëtare.
Sondazhet e opinionit tregojnë se qytetarët serbë shpesh i japin më shumë rëndësi ndihmës nga Rusia dhe Kina, ndërsa neglizhojnë mbështetjen e BE-së./G.Venhari- The Geopost/

Continue Reading

Previous: Propaganda dhe manipulimet ruse në lidhje me zgjedhjen e Kaja Kallas në krye të diplomacisë evropiane
Next: Vuçiq dezinformon: Dronët nga Gjakova vëzhguan pozicionet e ushtrisë serbe

Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë 2 min read
  • Fact Checking

Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë

The Geopost April 24, 2026
Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve” 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”

The Geopost April 2, 2026
Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë

The Geopost March 28, 2026
MPJ e Rusisë shpërndan dezinformata për intervenimin e NATO-s në vitin 1999 2 min read
  • Fact Checking
  • News

MPJ e Rusisë shpërndan dezinformata për intervenimin e NATO-s në vitin 1999

The Geopost March 26, 2026
Propagandë nga Moska: Volodin fajëson SHBA-në dhe BE-në për luftën në Ukrainë 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Propagandë nga Moska: Volodin fajëson SHBA-në dhe BE-në për luftën në Ukrainë

The Geopost March 19, 2026
Narrativë propagandistike nga Moska: Zaharova sërish dezinformon për Kosovën 3 min read
  • Fact Checking
  • News

Narrativë propagandistike nga Moska: Zaharova sërish dezinformon për Kosovën

The Geopost March 14, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.