Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Vuçiq e ambasadori rus në OKB dezinformojnë për Rezolutën e Srebrenicës: Pati presion për të votuar

The Geopost May 24, 2024 3 min read
Share the news

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzya pretenduan në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për gjoja presion perëndimor dhe parregullsi procedurale në lidhje me rezolutën e propozuar për Srebrenicën. Vuçiq akuzoi Perëndimin dhe OKB-në se “po kërcënojnë shtetet anëtare të OKB-së”, ndërsa Nebenzja kritikoi mënyrën se si u propozua dhe u miratua rezoluta. Zyrtarët perëndimorë i mohojnë këto akuza dhe theksojnë se janë të përkushtuar ndaj drejtësisë dhe pajtimit në Ballkan.

Çfarë thanë Vuçiq dhe Nebenzja?

“Por unë pres përgjigje nga të fuqishmit dhe të mëdhenjtë, disa do të thoshin arrogantët. Pse ju duhej të bëni kaq shumë presion mbi vendet anëtare të OKB-së kundër një vendi të vogël si Serbia? Pse kërcënuat vendet që nuk donin të votojnë pro, duke thënë se nëse nuk votojnë, nuk do të merrnin mbështetjen tuaj dhe ndihmën tuaj, a janë këto vlera evropiane dhe demokratike, apo keni menduar se unë nuk do të flisja për këtë? Është një vend i vogël në Ballkan që nuk ka frikë të thotë se po voton kundër sepse do të hapë kutinë e Pandorës. Do të ballafaqoheni me dhjetëra rezoluta dhe si do ta shpjegoni se një masakër e tmerrshme dhe një masakër në të cilën u vranë 8000 njerëz është më e madhe se masakra e 20 milionë njerëzve në Luftën e Dytë Botërore?”, tha Vuçiq.

“Sot morëm pjesë në një kapitull të trishtuar në OKB. Ky është një tjetër konfirmim i gënjeshtrave të elitave të BiH dhe aleatëve të tyre perëndimorë për injorimin e konsensusit në BiH. Barazia e entiteteve dhe e tre popujve është në zemër të Dejtonit.  Procedura për propozimin e një rezolute nuk u ndoq, por nga një ‘grup miqsh’ që votuan në favor të rezolutës, dhe batalioni i tyre luajti një rol të turpshëm në Srebrenicë. Ne e shohim këtë si një kërcënim shtesë për paqen, cinike dhe hipokrite. Miratimi i kësaj rezolute është një ‘fitore Pirre’ për sponsorët e saj. Nëse qëllimi i tyre ishte të përçajnë Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, atëherë ata ia kanë dalë shkëlqyeshëm, tha ai.

Analiza:

Pretendimet e Vuçiqit dhe Nebenzya për presionin perëndimor dhe parregullsitë procedurale në rezolutën e Srebrenicës janë dezinformata që synojnë diskreditimin e përpjekjeve ndërkombëtare për të njohur dhe dënuar gjenocidin.

Pretendimet e Nebenzya për parregullsi procedurale janë gjithashtu të pabaza. Procesi i propozimit të një rezolute në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së është publik dhe transparent dhe propozimi kaloi nëpër të gjitha fazat e nevojshme përpara se të vinte në votim. Kritikat që Holanda votoi në favor të rezolutës pavarësisht nga roli i saj në Srebrenicë është një përpjekje për të shkëputur vëmendjen nga thelbi i rezolutës, që është njohja dhe dënimi i gjenocidit, jo një rishikim i përgjegjësisë historike.

Deklaratat e Vuçiqit dhe Nebenzya janë pjesë e një strategjie më të gjerë propagandistike që synon minimin e besimit në institucionet ndërkombëtare.

Qëllimi i mbështetjes së SHBA-së dhe BE-së për rezolutën është të garantojë drejtësi për viktimat dhe të parandalojë përsëritjen e krimeve të tilla.

Zëvendësambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Robert Wood tha se rezoluta për gjenocidin e Srebrenicës dërgon një sinjal të rëndësishëm për boshnjakët dhe kombet e tjera në mbarë botën se mizori të tilla nuk do të përsëriten.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Shërbimi inteligjent rus me dezinformatë: Elitat perëndimore prapa atentatit ndaj Fico
Next: Dodik dezinformon haptas: OKB-ja nuk e mbështeti rezolutën për Srebrenicën

Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve” 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”

The Geopost April 2, 2026
Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë

The Geopost March 28, 2026
MPJ e Rusisë shpërndan dezinformata për intervenimin e NATO-s në vitin 1999 2 min read
  • Fact Checking
  • News

MPJ e Rusisë shpërndan dezinformata për intervenimin e NATO-s në vitin 1999

The Geopost March 26, 2026
Propagandë nga Moska: Volodin fajëson SHBA-në dhe BE-në për luftën në Ukrainë 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Propagandë nga Moska: Volodin fajëson SHBA-në dhe BE-në për luftën në Ukrainë

The Geopost March 19, 2026
Narrativë propagandistike nga Moska: Zaharova sërish dezinformon për Kosovën 3 min read
  • Fact Checking
  • News

Narrativë propagandistike nga Moska: Zaharova sërish dezinformon për Kosovën

The Geopost March 14, 2026
Zaharova shpërndan dezinformata për incidentin në Kubë: Provokim agresiv i Uashingtonit 2 min read
  • Fact Checking
  • News

Zaharova shpërndan dezinformata për incidentin në Kubë: Provokim agresiv i Uashingtonit

The Geopost February 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.