Alexander Lukashenko, presidenti i Bjellorusisë, ka propaganduar për një luftë të mundshme të tretë botërore dhe e përdor atë si mjet për manipulimin dhe promovimin e agjendës së tij politike duke u munduar t’a bëjë Perëndimin përgjegjës për një gjë të tillë.
Dezinformata e tij e mosbesimit ndaj Perëndimit u mbështet nga Sputnik.
Çfarë tha Lukashenko dhe raportoi Sputnik:
“Ne duhet të bëjmë gjithçka për të parandaluar luftën e tretë botërore. Përndryshe, një apokalips bërthamor është i pashmangshëm. Kjo është arsyeja pse ne të gjithë duhet të bashkohemi”, tha Lukashenko në ceremoninë e vendosjes së luleve në monumentin e Fitores si pjesë e aksionit patriotik “Bjellorusia kujton” në Minsk.
Analiza:
Lëvizjet propagandistike të Lukashenkos luajnë me frikën dhe kërcënimet joreale për të forcuar pozicionin e tij dhe për të diskredituar vendet perëndimore. Kjo retorikë, e mbështetur nga Sputnik, i shërben politikës së dezinformimit të Rusisë, e cila synon të destabilizojë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të nxisë mosbesimin ndaj institucioneve perëndimore. Këto deklarata manipuluese vetëm sa i përkeqësojnë tensionet dhe e bëjnë më të vështirë dialogun mes vendeve.
/The Geopost

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit
Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit”
Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së
Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu