Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Vuçiq dezinformon në KS të OKB-së: Serbët po shtypen e diskriminohen në Kosovë

The Geopost April 23, 2024 2 min read
Share the news

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq gjatë një sesioni të Këshillit të Sigurimit në OKB ka dezinformuar se “serbët në Kosovë po keqtrajtohen e po shtypen nga institucionet e Kosovës”, pa dhënë asnjë provë për këtë.

Çka deklaroi Vuçiq?

“Institucionet e përkohshme po keqtrajtojnë serbët në Kosovë dhe kanë shtuar sulmet e vazhdueshme kundër civilëve serbë dhe dhunën fizike ndaj tyre… Sulmeve sistematike kundër civilëve joshqiptarë. Ata ende përballen me frikën ditore nga regjimi i Kurtit që po i kryen me përmasa të mëdha. Albin Kurti është pjesë e persekutimeve të serbëve civilë. Shtypja paralele e Prishtinës ndaj serbëve vetëm është përforcuar nga sesioni i fundit. 16 sulme me motive etnike ndaj serbëve, përfshirë edhe sulmet me armë ndaj banorëve serbë në Graçanicë, së dyti tek të kthyerit në perëndim të Kosovës, së treti mbajtja e pajustifikueshme e serbëve, së katërti dhuna policore e heqjes së tabelave të veturave dhe tabelave të komunave serbe në veri, dhuna ndaj minoriteteve serbe në farmaci në veri të Kosovës ku kanë konfiskuar shumë medikamente”.

Analiza:

Aleksandar Vuçiq qe një kohë të gjatë ka nisur propagandën se serbët në Kosovë po keqtrajtohen e diskriminohen nga Qeveria e Kosovës. Asnjëherë zyrtarët serbë, përfshirë edhe Vuçiqin nuk kanë dhënë fakte se kjo vërtet po ndodh. Këto akuza të Vuçiqit i ka hedhur poshtë Komiteti i Helsinkit, Parlamenti Evropian e të tjerë. Gjithashtu, shkelje të të drejtave të minoriteve nuk kanë gjetur as raportuesit e Këshillit të Evropës që ishin në Kosovë për të vlerësuar gjendjen e minoriteteve, përfshirë atë serb.Vuçiq dezinformon se edhe ndërrimi i targave është bërë me dhunë kur në fakt serbët në Kosovë kanë ndërruar me vullnet targat, ndërsa institucionet e Kosovës i kanë ndihmuar duke i liruar nga disa pagesa. Gjithashtu, heqja e tabelave nëpër komunat veriore është bërë për shkak se ato kanë qenë të shkruara në alfabetin cirilik, ndërsa janë vendosur në të dyja gjuhët zyrtare./G.Venhari/

Continue Reading

Previous: Top dezinformatatruso-serbe gjatë javës që lamë pas
Next: Përfaqësuesi rus në OKB dezinformon për Kosovën: Nëse nuk i ndalojmë shqiptarët, Ballkani hyn në një fazë të nxehtë

Si dezinformon Sputnik për tërheqjen e KFOR-it nga ura mbi Ibër 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Si dezinformon Sputnik për tërheqjen e KFOR-it nga ura mbi Ibër

The Geopost August 13, 2026
Fact-checking: Lista Serbe paraqet si fakt një pretendim të paverifikuar për kinse rrahjen e Nenad Rashkoviqit nga Policia e Kosovës 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Fact-checking: Lista Serbe paraqet si fakt një pretendim të paverifikuar për kinse rrahjen e Nenad Rashkoviqit nga Policia e Kosovës

The Geopost August 12, 2026
Faqja “Stazama Kosmeta” dezinformon duke e devijuar deklaratën e ministrit Sveçla 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Faqja “Stazama Kosmeta” dezinformon duke e devijuar deklaratën e ministrit Sveçla

The Geopost August 11, 2026
“Atak i ri”, “Kurti nuk tërhiqet” – kështu dezinformojnë Sputnik dhe RT Balkan lidhur me rrënimin e objekteve në Ujman 4 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

“Atak i ri”, “Kurti nuk tërhiqet” – kështu dezinformojnë Sputnik dhe RT Balkan lidhur me rrënimin e objekteve në Ujman

The Geopost August 4, 2026
Mediat serbe dhe proruse përhapin propagandë për udhërrëfyesit turistikë dhe rrënimin e objekteve pa leje në veri të Kosovës 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking
  • News

Mediat serbe dhe proruse përhapin propagandë për udhërrëfyesit turistikë dhe rrënimin e objekteve pa leje në veri të Kosovës

The Geopost July 31, 2026
Si u shndërrua vizita e Presidentit të Shqipërisë në Preshevë dhe Bujanoc në narrativë për “pushtim” dhe “Shqipëri të Madhe” 6 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Si u shndërrua vizita e Presidentit të Shqipërisë në Preshevë dhe Bujanoc në narrativë për “pushtim” dhe “Shqipëri të Madhe”

The Geopost July 11, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.