Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Përfaqësuesi rus në OKB dezinformon për Kosovën: Nëse nuk i ndalojmë shqiptarët, Ballkani hyn në një fazë të nxehtë

The Geopost April 23, 2024 2 min read
Share the news

Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebenzya, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, dezinformoi duke akuzuar shqiptarët e Kosovës dhe aleatët e tyre perëndimorë për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit në Ballkan. Këto akuza të rreme u raportuan shpejt nga platformat mediatike antiperëndimore serbe dhe ruse si Sputnik, Kurir dhe Alo.

Çfarë tha Nebenzya:

“Nëse nuk ndalojmë veprimet e shqiptarëve të Kosovës dhe patronëve të tyre perëndimorë, nëse nuk i detyrojmë ata të respektojnë të drejtën ndërkombëtare dhe të kërkojnë kompromise me Beogradin, konfliktet në Ballkan, të cilat janë zier prej dekadash, mund të hyjnë në një fazë të nxehtë”, tha përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya, në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën.

Analiza:

Deklaratat e Nebenzya janë vetëm një shembull tjetër i makinës ruse të dezinformimit, e cila është në ecje të plotë, duke u përpjekur të ndezë frikën dhe përçarjet. Pretendime të tilla i shërbejnë vetëm propagandës ruse që synon parandalimin e përparimit të Kosovës dhe minimin e mbështetjes perëndimore për pavarësinë e saj. Deklarata e tij është vetëm një përpjekje tjetër për të ruajtur status quo-n dhe për të larguar vëmendjen nga sfidat reale, të cilat nuk janë në favor të Rusisë./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Vuçiq dezinformon në KS të OKB-së: Serbët po shtypen e diskriminohen në Kosovë
Next: Lavrov propagandon për luftën në Ukrainë: Mund të përplasemi drejtpërdrejt me Perëndimin

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit 15 min read
  • Fact Checking
  • Siguri

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit

The Geopost October 22, 2026
Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit 1 min read
  • Ballkan
  • Fact Checking
  • Intervista

Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit

The Geopost October 21, 2026
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit” 4 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit”

The Geopost September 24, 2026
Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

The Geopost September 24, 2026
Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu
2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu

The Geopost September 18, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.