Java që lamë pas nisi me dezinformatat e ambasadorit rus në Shtetet e Bashkuara, AnatolyAntonov, i cili tha se gjoja “Shtetet e Bashkuara të Amerikës po testojnë programe ilegale ushtarako-biologjike në Ukrainë”.
Në këtë mënyrë ai u përpoq tëmanipulojë opinionin publik, pasi dihet se pretendimet për programe biologjike ushtarake në Ukrainë janë të pabaza dhe shërbejnë vetëm për të krijuar frikë dhe mosbesim ndaj SHBA-së.
Një pretendim të tillë dezinformues e kanë shpërndarë mediat Sputnik Serbia, Novosti dhe Politika.

Javën e kaluar, Serbia ndali qindra qytetarë të Kosovës në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë, e madje për këtë nuk hezitoi as të dezinformojë.Ministria e Punëve të Brendshme serbe dezinformoi për bllokimin e qytetarëve të Kosovës në kufijtë me Hungarinë dhe Kroacinë, duke thënë “kemi kryer kontrolle rutinë”, deklaratë kjo që u publikua nga mediat serbe “Politika” dhe “Vreme”.
E vërteta është se autobusët janë ndaluar nga Serbia pas votimit në favor të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, dhe se për këtë çështje pati reagime të shumta, përfshirë edhe Bashkimin Evropian. Zëdhënësi i BE-së, PeterStano tha të mërkurën se kësisoj Serbia ka shkelur Marrëveshjen e lëvizjes së lirë dhe ka bërë thirrje që të përmbahen nga veprime të tilla të njëanshme.

Përballë votimit të raportit që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës ka reaguar edhe zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, MariaZakharova, e cila ka dezinformuar duke thënë se“është shkelur e drejta evropiane në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.”
Zakharova dezinformoi gjithashtu duke thënëse Kosova nuk është e përgatitur për t’u bërë anëtare e KiE-së. Këshilli i Evropës pas pranimit të aplikimit nga Kosova ka dërguar në vend disa juristë eminentë që kanë bërë vlerësimin për funksionimin e demokracisë në Kosovë. Në raport të tyre thuhet se Kosova plotëson të gjitha kushtet për anëtarësim dhe se ka një demokraci funksionale. Kosova është zotuar po ashtu që do të respektojë të gjitha obligimet e saj që kërkohen pas anëtarësimit në Këshill të Evropës./The Geopost/


Si dezinformon Sputnik për tërheqjen e KFOR-it nga ura mbi Ibër
Fact-checking: Lista Serbe paraqet si fakt një pretendim të paverifikuar për kinse rrahjen e Nenad Rashkoviqit nga Policia e Kosovës
Faqja “Stazama Kosmeta” dezinformon duke e devijuar deklaratën e ministrit Sveçla
“Atak i ri”, “Kurti nuk tërhiqet” – kështu dezinformojnë Sputnik dhe RT Balkan lidhur me rrënimin e objekteve në Ujman
Mediat serbe dhe proruse përhapin propagandë për udhërrëfyesit turistikë dhe rrënimin e objekteve pa leje në veri të Kosovës
Si u shndërrua vizita e Presidentit të Shqipërisë në Preshevë dhe Bujanoc në narrativë për “pushtim” dhe “Shqipëri të Madhe”