Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Zakharova dezinformon: Kosova nuk është e gatshme për Këshill të Evropës, u shkel e drejta evropiane

The Geopost April 19, 2024 2 min read
Share the news

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, MariaZakharova, ka dezinformuar se është shkelur e drejta evropiane në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës e cila ka votuar raportin që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Çka deklaroi Zakharova?

“Kosova e vetëshpallur nuk është e gatshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Votimi në mbështetje të të ashtuquajturës Kosova është turp për Asamblenë e cila ka konfirmuar përkushtimin e saj për shkeljen e normave juridike ndërkombëtare dhe shkatërrimin e themeleve të marrëdhënieve ndërshtetërore në Evropë. Duhet theksuar se e vetëshpallura Kosovë është krejtësisht e papërgatitur për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe nuk ka të drejtë ta bëjë këtë, sepse, sipas statutit, në këtë organizatë pranohen vetëm shtetet e pavarura, e që Kosova nuk është”, tha Zakharova.

Analiza:

Një shumicë e jashtëzakonshme e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kanë votuar pro raportit që thotë se Kosova plotëson kushtet që të bëhet anëtare e KiE-së. Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare që synon të mbrojë të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë. Pra Zakharova dezinformon që Asambleja ka shkelur të drejtën evropiane kur rekomandoi që kësaj organizate t’i bashkohen edhe qytetarët e Kosovës, të cilët do të kenë qasje në Gjykatën Evropiane dhe do t’iu mbrohen të drejtat. Gjithashtu deputetët e shumtë që ishin pro këtij raporti kanë argumentuar se sidomos të drejtat e pakicave do të mbrohen më mirë.

Zakharova dezinformon gjithashtu kur thotë se Kosova nuk është e përgatitur për t’u bërë anëtare e KiE-së. Këshilli i Evropës pas pranimit të aplikimit nga Kosova ka dërguar në vend disa juristë eminentë që kanë bërë vlerësimin për funksionimin e demokracisë në Kosovë. Në raport të tyre thuhet se Kosova plotëson të gjitha kushtet për anëtarësim dhe se ka një demokraci funksionale. Kosova është zotuar po ashtu që do të respektojë të gjitha obligimet e saj që kërkohen pas anëtarësimit në Këshill të Evropës.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Ministria e Punëve të Brendshme serbe dezinformon për bllokimin e qytetarëve të Kosovës: Kemi kryer kontrolle rutinë
Next: Top dezinformatatruso-serbe gjatë javës që lamë pas

Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit” 4 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit”

The Geopost September 24, 2026
Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

The Geopost September 24, 2026
Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu
2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu

The Geopost September 18, 2026
Propaganda nga Moska: Si i përdorën mediat ruse aktgjykimet e Hagës ndaj drejtuesve të UÇK-së për sulm ndaj Perëndimit 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Propaganda nga Moska: Si i përdorën mediat ruse aktgjykimet e Hagës ndaj drejtuesve të UÇK-së për sulm ndaj Perëndimit

The Geopost September 17, 2026
Si e deformuan mediat serbe protestën në Prishtinë 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Si e deformuan mediat serbe protestën në Prishtinë

The Geopost September 17, 2026
Makineria mediatike e regjimit të Vuçiqit dhe ato ruse e shndërrojnë kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mlladiqin, në “hero” 8 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Makineria mediatike e regjimit të Vuçiqit dhe ato ruse e shndërrojnë kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mlladiqin, në “hero”

The Geopost August 29, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.