Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Drejtori i “Srbia Gas” dhe bashkëpartiaku i Daçiqit, Bajativiq: NATO është fashiste, ka thyer ligjin ndërkombtar

The Geopost March 27, 2024 2 min read
Share the news

Nënkryetari i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Dushan Bajatoviq, njëherësh drejtor i “Srbia Gas” e ka quajtur NATO-n fashiste dhe ka thënë se me fushatën e bombardimit në luftën e Kosovës, NATO ka thyer ligjin ndërkombëtar.

Çka deklaroi Bajatoviq?

“NATO, duke bombarduar Jugosllavinë, shkeli të drejtën ndërkombëtare dhe i tregoi gjithë botës se e drejta ndërkombëtare është rregulla e lojës për shtetet dhe kombet e vogla dhe se nuk ka rregulla për të fortët. Ata ndihmuan Kroacinë të dëbonte 250 mijë qytetarë kroatë të kombësisë serbe. Perëndimi nuk pa asgjë të tmerrshme në këtë. 300 mijë serbë u dëbuan gjithashtu nga Kosova. Dhe e gjithë kjo është normale për ta. Pastaj bombarduan Serbinë vetëm për ta grabitur dhe për t’ia marrë vendit tonë Kosovën, që përfaqëson 17 për qind të territorit serb”, tha ai.

Analiza:

Dushan Bajatoviq dezinformon se NATO ndërhyri në luftën e Kosovës duke thyer ligjin ndërkombëtar meqenëse arsyeja pse NATO nisi bombardimin ishte për të ndalë spastrimin etnik që regjimi i kriminelit të luftës Sllobodan Milloshevic ishte duke e bërë kundër shqiptarëve të Kosovës. Më shumë se 10,000 civilë janë vrarë në Kosovë gjatë luftës dhe u detyruan 1.2 millionë njerëz të shpërnguleshin nga Kosova nëpër vendet e rajonit. NATO ndërhyri edhe për ta ndalur një zgjerim të konfliktit. Sulmet ajrore zgjatën nga 24 mars 1999 deri më 10 qershor 1999 dhe çuan në tërheqjen e forcave serbe nga Kosova. Nga ajo kohë NATO përmes KFOR-it vazhdon të ruajë paqen dhe stabilitetin.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Zyrtarët rusë sërish me dezinformatë, Patrushev: Pas sulmit terrorist në Moskë qëndron Ukraina e jo ISIS
Next: Patriarku rus dezinformon për sulmin terrorist në Moskë: Ka skenarë ndërkombëtarë kundër Rusisë, si NATO kundër Jugosllavisë

Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë 2 min read
  • Fact Checking

Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë

The Geopost April 24, 2026
Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve” 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”

The Geopost April 2, 2026
Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë

The Geopost March 28, 2026
MPJ e Rusisë shpërndan dezinformata për intervenimin e NATO-s në vitin 1999 2 min read
  • Fact Checking
  • News

MPJ e Rusisë shpërndan dezinformata për intervenimin e NATO-s në vitin 1999

The Geopost March 26, 2026
Propagandë nga Moska: Volodin fajëson SHBA-në dhe BE-në për luftën në Ukrainë 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Propagandë nga Moska: Volodin fajëson SHBA-në dhe BE-në për luftën në Ukrainë

The Geopost March 19, 2026
Narrativë propagandistike nga Moska: Zaharova sërish dezinformon për Kosovën 3 min read
  • Fact Checking
  • News

Narrativë propagandistike nga Moska: Zaharova sërish dezinformon për Kosovën

The Geopost March 14, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.