Bizneset ruse kanë hapur gati 12,000 degë në Serbi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Armeni dhe Kirgistan që nga viti 2022, raportoi të hënën gazeta propaganduese ruse Izvestia, duke cituar të dhënat e industrisë.
Serbia kryesoi listën me 9,000 hapje të reja, të cilat përfshinin dyqane online, kopshte fëmijësh, objekte prodhuese, kompani të pasurive të paluajtshme dhe hapësira bashkëpunimi, si dhe firma këshilluese ligjore dhe biznesi, tregoi një sondazh nga konsulenca Finion, transmeton The Geopost.
“Bizneset ruse në vendet mike po ecin mirë, edhe pse ndonjëherë përballen me vështirësi në lidhje me politikat e bankave lokale dhe shlyerjet e pagesave”, tha kreu dhe themeluesi i Finion, Vyacheslav Kartamyshev. Ai vuri në dukje se numri i shtetasve rusë që banojnë në Serbi është rritur nga 2,000 disa vjet më parë, në 200,000 aktualisht.
Ai ia atribuoi zgjerimin e biznesit në vendet mike të Rusisë kushteve të favorshme si uljet e taksave, mundësitë për të nxitur eksportet dhe një prani më të gjerë të rusëve në këto vende.
Kompanitë ruse kanë hapur 800 degë në Armeni dhe 450 në Kirgistan, sipas Antonina Levashenko, kreu i Qendrës Ruse për Kompetencën dhe Analizën e Standardeve të OECD. Këto vende janë anëtarë të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik, një bllok prej pesë shtetesh post-sovjetike me procedura të thjeshtuara doganore dhe tatimore, si dhe regjistrim të thjeshtë për bizneset ruse.
Ekonomistët e lidhën zgjerimin e bizneseve ruse në këto vende me llogaritë e qindra kompanive dhe bizneseve ruse të mbyllura në BE për shkak të sanksioneve të lidhura me Ukrainën.
Serbia është vendi i vetëm bashkë me Bjellorusinë që ka refuzuar t’i vendosë sanksione aleatit të saj Rusisë pavarësisht luftës brutale që po e zhvillon në Ukrainë.

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj