Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Pas Rusisë e Iranit, Serbia nikoqire e liderit që e rrëzoi udhëheqësin properëndimor në Niger

The Geopost January 18, 2024 2 min read
Share the news

Kryeministri i Nigerit Ali Mahamane Lamine Zeine, i cili erdhi në pushtet përmes një grusht-shteti pasi hoqi udhëheqësin e zgjedhur të mbështetur nga Perëndimi, Mohamed Bazoum, ka nisur një tur nëpër disa shtetet aleate të tij. Ai e nisi me Rusinë për përforcimin e lidhjeve ushtarake dhe më pas në plan e ka të shkojë edhe në Iran e Serbi, shkruan The Geopost.

Zëvendëskryeministri rus Alexei Overchuk të martën më 16 janar tregoi se Moska është e prirur të zgjerojë lidhjet tregtare, ekonomike dhe të investimeve dhe qarkullimin tregtar me Nigerin, sipas Sputnikut rus.

Overchuk e bëri komentin gjatë takimit që pati me kryeministrin e Nigerit Zeine, i cili ndodhet në kryeqytetin rus si pjesë e një turneu ndërkombëtar që kërkon të identifikojë mundësitë dhe të diversifikojë partnerët e vendit të Afrikës Perëndimore. Zyrtari i lartë rus shpjegoi se për këtë nevojiten hapa të mëtejshëm të përbashkët për të zhvilluar partneritet në fusha të tilla premtuese si bujqësia, energjia, infrastruktura, kërkimet gjeologjike.

Zeine mbërriti në Moskë të hënën vonë më 15 janar, i shoqëruar nga një delegacion i lartë i përbërë nga ministrat e Mbrojtjes, Naftës dhe Gazit, Bujqësisë, Tregtisë, Rinisë dhe Sporteve.
Rusia po shfrytëzon rastin për të rritur bashkëpunimin me liderin që u vendos në pushtet me puç ushtarak dhe i cili nuk ka mbështetje të Perëndimit.

Rusia është pjesa e parë e turneut. Zeine pritet të udhëtojë edhe në Turqi, Iran dhe Serbi.
Lidhjet midis Rusisë dhe Nigerit janë zhvilluar shpejt nën autoritetet e reja të Nigerit, një juntë që mori pushtetin më 26 korrik, pasi hoqi udhëheqësin e zgjedhur të mbështetur nga Perëndimi, Mohamed Bazoum.

Bazoum u rrëzua nga kreu i truprojës presidenciale, gjenerali Abdourahamane Tiani, në një grusht shteti që u dënua nga Ecoëas dhe vendet perëndimore, duke përfshirë ish-fuqinë koloniale Francën.

Fuqitë perëndimore dhe qeveritë demokratike afrikane gjatë gushtit të vitit të kaluar kur nisi grusht-shteti kishin kërkuar që krerët e grushtit të shtetit të rikthejnë në detyrë presidentin e rrëzuar Mohamed Bazoum, të cilin ata e kanë ndaluar që nga 26 korriku, por udhëheqësit ushtarakë kanë refuzuar dhe nuk ishin bindur as në përpjekjet për negociata.

Mohamed Bazoum dhe familja e tij po mbahen nga pushteti i ri në Niger. Muajin e kaluar, gjykata e bllokut rajonal të Afrikës Perëndimore Ecowas vendosi se ndalimi i familjes Bazoum ishte arbitrar. Ajo urdhëroi lirimin e tyre dhe rivendosjen e Bazoum si president.

Junta ushtarake e ka injoruar vendimin dhe ka thënë se do të ketë një tranzicion deri në tre vjet në sundimin civil./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Armët amerikane për Kosovën shkaktojnë shqetësime edhe në Rusi
Next: Lavrov dhe Zakharova në linjë me Serbinë, i nervozon furnizimi i Kosovës me “Javelin”

Ushtari rus vret katër persona në një sulm me armë në Krimenë e pushtuar 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Ushtari rus vret katër persona në një sulm me armë në Krimenë e pushtuar

The Geopost August 4, 2026
Kritiku i Putinit thotë se është “gjallë dhe i lirë” në Paris, pasi Rusia e shpalli “agjent të huaj” 2 min read
  • Analiza
  • Lajme

Kritiku i Putinit thotë se është “gjallë dhe i lirë” në Paris, pasi Rusia e shpalli “agjent të huaj”

The Geopost August 4, 2026
Vala e të nxehtit kërcënon energjinë bërthamore në Evropën Juglindore 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Vala e të nxehtit kërcënon energjinë bërthamore në Evropën Juglindore

The Geopost August 4, 2026
Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska 4 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska

The Geopost July 29, 2026
Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi

The Geopost July 28, 2026
FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe” 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe”

The Geopost July 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.